Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, nuk është e turpshme kur bie fjala të pozojë para kamerës.

Ajo përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale, merr vëmendje të përhershme, pasi nuk kursen të zbuloj pjesë nga trupi i saj, shkruan Daily Mail.


Gjatë ditës së djeshme (e premte) ajo është shfaqur me një fustan bardh e zi, i cili i theksonte linjat e tonifikuara trupore.

Me një stil sikurse të viteve 80-ta, bukuroshja brune kishte dizajnuar veshjen sikurse lëkura e një zebre, ndërsa në kokë mbante një kapele si të ‘cowboy’.

Në imazh ajo shihet të ketë theksuar të pasmet, ndërsa kokën e kishte kthyer nga kamera.

Sektori i komenteve filloi të shpërthej pas këtyre postimeve me ‘emoj’ të zemrave dhe prej atyre që nënkuptonin pëlqim.

Në po të njëjtën ditë, ajo i ofroi edhe disa fotografi të tjera 26.7 milionë ndjekësve të saj, të realizuara nga fotosesioni. /Telegrafi/