LAJMI I FUNDIT:

Emergjenca e Spitalit Amerikan – 24 orë në shërbim të qytetarëve

Emergjenca e Spitalit Amerikan – 24 orë në shërbim të qytetarëve

Detyra kryesore e Emergjencës së Spitalit Amerikan është ofrimi i ndihmës mjekësore adekuate për çfarëdo lloj sëmundje falë përkushtimit të mjekëve, infermiereve dhe stafit përcjellës profesional, në çdo kohë pa përjashtim vikendeve apo ditëve festive.

Dr. Arber Hamiti
Specialist nga Mjeksia Emergjente


E tërë kjo arrihet duke u bazuar në bashkëpunimin që kanë të përbashkët Emergjenca e Spitalit Amerikan me Departamentet e tjera.

Akomodimit në hapësirat e spitalit, laboratori 24 orësh, diagnostikimi i menjëhershëm dhe dhënia e ndihmës në kohën e duhur.

Stafi i mjekëve në emergjencën e Spitalit Amerikan përbëhet nga gjashtë mjekë specialist, profesionalist më përvojë, të prirur për sfida të llojllojshme në degën e mjekësisë, duke filluar nga trauma (aksidentet e trafikut, rrëzimet nga lartësia, lëndimet aksidentale me apo pa gjakderdhje, dhuna fizike, gjendjet – sëmundjet, akute cerebrale, pulmologjike, kardiake, abdominale, kirurgjike-gastrointestinale, urologjike-nefrologjike, osteoartikulare-ortopedike, reumatologjike, imunologjike, alergologjike, gjinekologjike, psikiatrike, pediatri.

Të gjitha këto diagnostikohen, stabilizohen, monitorohen nga stafi i mjekëve emergjent dhe përcillen të degët specialistike përkatëse që të trajtohen në mënyrë adekuate karshi protokolleve ndërkombëtare mjekësore.

Në kuadër të transportit të pacientëve nga spitalet e rajonit si dhe shteteve përreth më autoambulance, përkujdesja bëhet nga stafi i personelit mjeku, tekniku i emergjencës në çdo kohë 24 orë (on line).

Gjithashtu organizohet edhe transporti pas thirrjes që bëhet nga familjarët e pacientëve në gjendje të rënde (të palëvizshëm ) për në Spitalin Amerikan, ku ndërmerren masat për trajtimin e sëmundjes e që fillon qysh nga arritja e ekipit me autoambulance, vazhdon përgjatë rrugës, e deri në Spitalin Amerikan ku vazhdohet me procedura diagnostike, laboratorike bashkëkohore e deri të procedurat invazive që kryhën në këtë institucion.

E gjithë kjo sigurohet nga ekipi i stafit të emergjencës që është në dispozicion 24 orë në spital dhe me ekipin në gatishmëri jashtë Spitalit Amerikan. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori