LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk zbulon se mund të ketë nevojë për një operacion kirurgjikal përpara se të luftojë me Mark Zuckerberg

Elon Musk zbulon se mund të ketë nevojë për një operacion kirurgjikal përpara se të luftojë me Mark Zuckerberg

Elon Musk ka zbuluar se ai mund të ketë nevojë për një operacion në qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës para përballjes së tij me Mark Zuckerberg.

Data e propozuar e një përplasjeje të mundshme midis dy titanëve të mediave sociale ka qenë një çështje mosmarrëveshjeje, me 26 gusht të listuar si një opsion i mundshëm për të dyja palët, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, njeriu i parë i Tesla, Musk, 52 vjeç, ka thënë se ai do t’i nënshtrohet një skanimi MRI për një dëmtim, i cili mund t’i japë fund mundësinë e një përplasjeje para fundit të muajit.

Mark Zuckerberg thotë se është gati të ndeshet me Elon Musk 'sot' - jep përgjigje ndaj propozimit të rivalit të tij se lufta do të transmetohej drejtpërdrejt në X
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg thotë se është gati të ndeshet me Elon Musk 'sot' - jep përgjigje ndaj propozimit të rivalit të tij se lufta do të transmetohej drejtpërdrejt në X

“… Unë do të bëj një MRI të qafës dhe shpinës sime nesër (e hënë). Mund të kërkojë kirurgji përpara se të ndodhë lufta. Do të dihet këtë javë”, ka shkruar ai në X, të njohur më parë si Twitter.

Ndryshe, bashkëthemeluesi i Meta, Zuckerberg, 39 vjeç, më parë këmbënguli se ai ishte gati të luftonte me Musk menjëherë, por sugjeroi se data e 26 gushtit nuk kishte gjasa të realizohej.

Ndërkohë presidenti i UFC, Dana White, pretendoi se një përplasje mes Musk dhe Zuckerberg do të thyente rekordet e pagesës për shikim dhe do të ishte ‘lufta më e madhe e të gjitha kohërave’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori