Elon Musk është parë me të dashurën e tij të re, aktoren australiane Natasha Bassett, duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve në Saint Tropez.
Dyshja u panë duke shijuar një vakt në hotelin “Cheval Blanc”, ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë (1200 euro) për natë – një pikë në oqean për njeriun më të pasur në botë.
Musk, 50 vjeç dhe Bassett, 27 vjeçe, u ulën për të shijuar një pamje të plotë të pishinës së hotelit, shkruan DailyMail.
Ata hëngrën patate të skuqura dhe biseduan ndërsa kamerierët shërbenin pranë. Dyshja më pas shëtitën dorë për dore nga restoranti i shtrenjtë, duke kaluar kërkuesit e tjerë të diellit në plazh.
Bassett, e dashura më e re e Muskut deri më tani, dukej elegante e veshur me një fustan “Zadig and Voltaire” në vlerë 698 dollarë (650 euro), sandale argjendi dhe një çantë të ngjashme. Musk, i cili ishte veshur më pak i përshtatshëm për motin, kishte veshur një bluzë ngjyrë gri të errët, xhinse të zeza dhe çizme të zeza lëkure të markës “Chelsea”.
Dyshja besohet se kanë filluar të takohen në shkurt të këtij viti, kur u panë duke zbritur nga avioni privat i Elon Muskit në Los Angeles.
Musk mirëpriti në jetë fëmijën e tij të dytë me ish-të dashurën Grimes në dhjetor të vitit të kaluar përmes një nëne surrogate (zëvendësuese). Ata vendosën të ndaheshin dy muaj më pas, në shtator.
Që atëherë, duket se Bassett ka qenë mirë dhe me të vërtetë e mirëpritur nga familja.
Ajo mori pjesë në ngjarje të shumta në Kanë javën e kaluar ku e ftuar ishte edhe nëna modele e Muskut, Maye.
Dyshja mendohej se kishin marrë pjesë në premierën e filmit të ri të Bassett, “Elvis”.
Të dashurat e mëparshme të Elon Muskut përfshijnë Amber Heard dhe aktoren britanike Talulah Riley.
Bassett u shpërngul në ShBA nga Australia kur ishte 19 vjeçe. Ajo fillimisht punoi në New York dhe më pas udhëtoi për në Los Angeles. Është e paqartë se si ajo dhe Musk u njohën me njëri-tjetrin.
Musk është një baba i shtatë fëmijëve, i cili është divorcuar tri herë – dy herë nga e njëjta grua.
Ai u njoh me gruan e tij të parë Justine Wilson kur dyshja po studionin së bashku në Ontario. Ata u martuan në vitin 2000, u transferuan në Los Angeles dhe mirëpritën në jetë djalin e tyre të parë – Nevada – i cili vdiq kur ishte vetëm 10 javësh nga SIDS.
Ata më pas kishin binjakë dhe më pas trenjakë; Griffin, Xavier, Damian, Sakson dhe Kai.
Ajo tregoi në një artikull për revistën “Marie Claire” se si e konsideronte veten si ‘gruaja fillestare’ e tij. Dyshja u divorcuan në vitin 2008 pas tetë vitesh martesë dhe pesë fëmijëve.
Më pas, Musk u martua me aktoren britanike Talulah Riley. Dyshja u martuan në vitin 2010, më pas u divorcuan në vitin 2012. Ata u martuan përsëri në vitin 2013 dhe Musk bëri kërkesë për divorc, por u tërhoq vitin e ardhshëm.
Përfundimisht, Talulah bëri kërkesë për divorc në vitin 2016.
Ai ishte në lidhje edhe me Amber Heard vitin pasues, pas divorcit të saj të ashpër nga Johnny Depp. Ndërsa lidhja e tyre ishte e shkurtër (ata u ndanë pas vetëm një viti), ata duket se mbetën miq.
Musk respektoi pagesat e premtuara të Amberit për ACLU-në që ajo tha se do t’i paguante duke përdorur zgjidhjen e divorcit nga Depp.
Ajo ishte zotuar të jepte plot shtatë milionë dollarë për organizatat bamirëse, por gjatë marrjes në pyetje këtë javë zbuloi se nuk kishte mundur dhe se Musk bëri disa pagesa në emër të saj.
Pas Heard, Musk vazhdoi me këngëtaren Grimes, ku dyshja bënë debutimin e tyre si çift në Met Gala 2018.
Ata mirëpritën në jetë një djalë në maj të vitit 2020 dhe e quajtën atë X Æ A-Xii.
Deri në shtator të vitit 2021, çifti u nda. Megjithatë, Musk i tha Page Six se ata ishin ende në ‘kushte të shkëlqyera’.
Në dhjetor të vitit 2021, Grimes mahniti botën duke njoftuar se dyshja kishin mirëpritur në jetë një fëmijë tjetër – një vajzë të cilën ata e sollën në jetë përmes një nëne surrogate (zëvendësuese).
Emri i vogëlushes është Exa Dark Sideræl, por ata i referohen asaj si ‘Y’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra
Bebe Rexha publikon të tjera fotografi nga paraqitja spektakolare në festivalin “Coachella 2024”
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa
Bebe Rexha publikon të tjera fotografi nga paraqitja spektakolare në festivalin "Coachella 2024"
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin