LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk e cilëson Korenë e Jugut një ndër kandidatet kryesore për hapjen e fabrikës Tesla, thotë zyra presidenciale në Kore

Elon Musk e cilëson Korenë e Jugut një ndër kandidatet kryesore për hapjen e fabrikës Tesla, thotë zyra presidenciale në Kore

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha të mërkurën se Koreja e Jugut ishte ndër kandidatet kryesore për një fabrikë që planifikon të ndërtojë në Azi për prodhimin e automjeteve elektrike (EV), sipas zyrës presidenciale të Koresë së Jugut.

Musk e bëri komentin në një video-telefonatë me presidentin Yoon Suk-yeol, duke shtuar se kompania planifikon të rrisë bashkëpunimin me Korenë e Jugut në zinxhirin e furnizimit, tha zyra e Yoon, transmeton Telegrafi.


Meqenëse Yoon ishte në dijeni të planeve të Tesla-s për të ndërtuar një fabrikë në Azi në të ardhmen, tha zyra e tij, Yoon i kërkoi Muskut të ndërtonte fabrikën në Korenë e Jugut.

Në përgjigje, Musk tha se ai e konsideronte Korenë e Jugut si një nga kandidatët kryesor dhe do të merrte vendimin pas shqyrtimit të kushteve të investimit në vende të tjera, duke përfshirë cilësinë e punës, nivelin e teknologjisë dhe infrastrukturën e prodhimit.

Tesla nuk iu përgjigj Reuters për koment.

“Ne presim të blejmë komponentë me vlerë më shumë se 10 miliardë dollarë nga firmat e Koresë së Jugut në vitin 2023, pasi zgjerojmë ndjeshëm bashkëpunimin e zinxhirit të furnizimit me kompanitë koreano-jugore”, citoi zyra e Yoon deklaratën e Musk.

Kontakti mes Yoon dhe Musk vjen përpara një gjyqi penal që do të fillojë në Korenë e Jugut, i cili varet nga pyetjet në lidhje me sigurinë e makinave Tesla, në një kohë kur prodhuesi i EV përballet me një sërë padish dhe një kontroll të shtuar nga rregullatorët.

Yoon tha në diskutim se do të reformonte rregulloret e paarsyeshme që pengonin investimet nga kompanitë globale të teknologjisë, sipas zyrës së Yoon. Presidenti shtoi se qeveria do të vazhdojë përpjekjet e saj për të tërhequr investime nga kompanitë e teknologjisë së lartë për të rritur konkurrencën e vendit.

Indonezia, India dhe qeveri të tjera tashmë po lobojnë për të fituar investimin e radhës të Tesla-s në prodhimin e EV. /Telegrafi/