LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk dhe kryeministri britanik Rishi Sunak do të zhvillojnë një intervistë së bashku

Elon Musk dhe kryeministri britanik Rishi Sunak do të zhvillojnë një intervistë së bashku

Elon Musk dhe kryeministri britanik Rishi Sunak do të zhvillojnë një intervistë të drejtpërdrejtë së bashku të enjten në mbrëmje.

Miliarderi i teknologjisë pritet të marrë pjesë në samitin global për inteligjencën artificiale përpara këtij takimi, transmeton Telegrafi.


Samiti, në Bletchley Park, shpreson të mbledhë së bashku ekspertë të AI-s dhe liderë globalë për të diskutuar mbi rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale.

Zëvendës-presidentja amerikane, Kamala Harris si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë në këtë samit.

BBC raporton se Sam Altman i OpenAI dhe Nick Clegg i Meta-s do t’i bashkohen gjithashtu këtij eventi global si dhe një mori liderësh të tjerë të teknologjisë.

Të paktën dy nga të ashtuquajturit kumbarë të AI-s do të marrin pjesë. /Telegrafi/