LAJMI I FUNDIT:

Ellen rikthen personazhin Karla Kardashian, këtë herë shtatzënë dhe në prezencë të ‘motrave’ (Foto/Video)

Ellen rikthen personazhin Karla Kardashian, këtë herë shtatzënë dhe në prezencë të ‘motrave’ (Foto/Video)

Në kuadër të festave për Natën e Shtrigave, Ellen DeGeneres është shfaqur në emisionin e saj si një motër imagjinare e klanit Kardashian/Jenner, Karla Kardashian.

Prezantuesja e famshme televizive doli në skenën e emisionit Ellen DeGeneres Show me paruke bionde, thonj dhe gjoks të rrejshëm, si edhe me bark të rrejshëm shtatzënie.


DeGeneres në rolin e Karla Kardashian (Entertainment Tonight)

DeGeneres edhe në të kaluarën e ka portretizuar Karlan, mirëpo kësaj radhe vendosi të paraqitej shtatzënë, në mënyrë që ta mbante hapin me motrat tjera të familjes së famshme, të cilat janë në pritje të fëmijëve.

Klani Kardashian/Jenner nënshkruan marrëveshje 150 milionë dollarëshe për zgjatjen e serialit
Lexo po ashtu Klani Kardashian/Jenner nënshkruan marrëveshje 150 milionë dollarëshe për zgjatjen e serialit

Kim Kardashian ka konfirmuar se ajo dhe burri i saj, Kanye West, do të bëhen prindër të fëmijës së tretë, falë një nëne surrogate.

Ellen e ka luajtur rolin e Karlas edhe në të kaluarën (Just Jared)

Në muajin shtator është raportuar se Kylie Jenner dhe Travis Scott presin fëmijën e tyre të parë, ndërsa ka pasur spekulime se edhe Khloe Kardashian është në pritje të fëmijës me Tristan Thompson.

“Nuk do të duhej t’ia thosha askujt, por nuk më intereson aspak se jam pjesë e familjes. Edhe Kourtney është shtatzënë”, ka thënë Karla.

Pas këtij “lajmi të madh” në skenë është paraqitur pikërisht Kourtney Kardashian, e cila i ka thënë: “Mos spekulo për mua. Nuk jam shtatzënë”.

Kendall dhe Kortney heshtin spekulimet për shtatzëni (Entertainment Tonight)

“Më ke ngatërruar me Kendallin, sepse ajo është shtatzënë”, ka thënë ajo, ndërsa në emision është paraqitur edhe Kendall Jenner, e cila e ka mohuar këtë informacion.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori