LAJMI I FUNDIT:

“ELKOS Group”, edhe këtë vit dhuron 6000 euro donacion për SOS fshatrat e fëmijëve

“ELKOS Group”, edhe këtë vit dhuron 6000 euro donacion për SOS fshatrat e fëmijëve

“ELKOS Group” vlerësohet si një ndër kompanitë e cila ka treguar ndjeshmëri edhe për shtresat e caktuara të shoqërisë – dhe këtë e ka dëshmuar çdo ditë e më shumë.

Në këtë drejtim, çdo vit kompania “ELKOS Group” ndan një buxhet të caktuar për të ndihmuar personat të shumtë në nevojë duke u munduar që sado pak të përmirësojë gjendjen ekonomike në të cilën ndodhën një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë.

Kështu sot me datën 8 maj 2018 “ELKOS Group”, i përfaqësuar nga Blerina Kelmendi nënshkroi marrëveshjen e re për mbështetje financiare me SOS Fshatrat e fëmijëve duke ju mundësuar blerje pa pagesë të produkteve të nevojshme për anëtarët e këtyre fshatrave në vlerë 500 euro çdo muaj apo 6000 euro në vit.

Përfaqësueset e SOS Fshatrave, Zana Zeqiri dhe Nezahat Salihu vlerësuan shumë iniciativën e vazhdueshme të “Elkos Group” për të qenë mbështetje e rëndësishme financiare por edhe kontributin të cilin janë duke e dhënë në ngritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sociale tek shoqëria në përgjithësi.