Prezantuesja Elita Rudi po merr kohë për të pushuar me të përfunduar sezoni televiziv.
Ajo sapo pëfundoi sezonin e parë të Elite Zone, emision të cilin ajo e ka realizuar me shumë sukses kohëve të fundit.


Por, pasioni i saj i fshehur për vallëzimin latin, u shfaq me të përfunduar sezoni televiziv, shkruan Telegrafi.

Ajo është parë në një klub të kryeqytetit duke treguar aftësitë në Bachata, vallëzim latin ky i ekzekutuar për mrekulli nga këngëtarja me një prej valltarëve më të mirë, Tezi Latifi.

Elita vazhdon të tregojë shumëanshmërinë e aftësive të saj. /Telegrafi/