Çifti i njohur i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi, janë gëzuar me një tjetër fëmijë.

Telegrafi nga burime të afërta me çiftin Gjikolli ka mësuar se ajo solli në jetë një vajzë, dhe që të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.


Elita Rudi lindi në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përmes një prerje cezariane.

elita.rudi 1340906193100586236637665024244369236688538n

Sa i përket emrit, bëhet e ditur se dyshja ende nuk kanë vendosur se si do ta quajnë të porsalindurën e tyre.

Elita dhe Gjiko janë prindër edhe të një djali dy vjeçar, të quajtur Zëri. /Telegrafi/

elita.rudi 13291630110382426500206472456206452277284500n e1614769813757