LAJMI I FUNDIT:

Eliminatoret e Evropianit U-17, Bulku: Do bëjmë maksimumin për të arritur në Elite Round

Eliminatoret e Evropianit U-17, Bulku: Do bëjmë maksimumin për të arritur në Elite Round

Kombëtarja U-17 nisi këtë të mërkurë rrugëtimin në raundin kualifikues të “Europianit 2023” teksa 23 kuqezinjtë e thirrur nga trajneri Ervin Bulku janë grumbulluar në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës. Ekipi do të vazhdojë punën deri më 18 tetor në Shqipëri për t’u nisur më pas drejt Kroacisë, aty ku do të luhen tre ndeshjet e Grupit 7 ndaj Suedisë, Kroacisë dhe Uellsit.

Në një intervistë për fshf.org, Ervin Bulku komenton listën me 23 futbollistët e thirrur për të përfaqësuar Shqipërinë në këto eliminatore, duke i konsideruar si më të mirët e kësaj grupmoshe. Në këtë grumbullim, trajneri Bulku ka thirrur 2 futbollistë më shumë se në grumbullimet e tjera, duke shpjeguar edhe arsyen se pse.


“Sot fillojmë grumbullimin për kompeticionin më të rëndësishëm të kësaj grupmoshe, eliminatoret e Kampionatit Europian, që zhvillohen në Kroaci. Kemi grumbulluar lojtarët më të mirë të kësaj grupmoshe, si ato që luajnë në kampionatet shqiptare ashtu edhe ato që luajnë në kampionate jashtë vendi. Mendojmë që t’i kemi të gatshëm të gjithë lojtarët sepse kemi dy elementë që kanë shfaqur probleme por ne do t’i shikojmë gjatë javës në seancat stërvitore. Për këtë grumbullim kemi thirrur dy lojtarë më shumë se ҫdo grumbullim tjetër duke parë kompeticionin që kemi përpara dhe rregulloren që përcakton se mund të marrim vetëm 20 futbollistë, 18 lojtarë dhe dy portierë. Vetëm 20 lojtarë duhet të jenë të gatshëm për të përballuar tre ndeshjet që kemi në Kroaci kundër Suedisë, vendasve dhe Uellsit” – thekson Bulku për fshf.org.

Sa i përket objektivit të skuadrës, pavarësisht se rivalët në grup janë të vështirë, trajneri Bulku shprehet se Shqipëria ka si qëllim të jetë pjesë e Elite Round dhe të bëjë paraqitje sa më të mira. Gjithҫka do të varet edhe nga gjendja e skuadrës dhe disa lojtarëve specifikë, duke pasur parasysh se tre ndeshjet zhvillohen edhe në harkun kohor të gjashtë ditëve.

“Kjo skuadër ka mbi dy vite që stërvitet bashkë. Është pothuajse i njëjti grup. Kanë fatin e madh sepse kanë zhvilluar një vit më parë një turne në Kroaci ku kanë pasur përballë rivalë si Rusia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Lituania, duke fituar edhe eksperiencë. Tani kemi përballë skuadra më të forta siҫ është Suedia dhe Kroacia, dy skuadra që marrin pjesë gjithmonë në Elite Round për këtë grupmoshe. Ne përtej kundërshtarëve do të shkojmë për të bërë paraqitje sa më të mirë, të marrim pikë dhe të kapim Elite Round. E dimë që kjo nuk është e lehtë por mbetet për t’u parë gjendja e gjithë skuadrës, lojtarëve specifikë që janë edhe më të rëndësishmit për grupin të cilët do të mbajnë edhe peshën e skuadrës. Ky kompeticion është disi i veҫantë, duke qënë se nuk është një ndeshje dhe pas një jave ose muaji ke ndeshjen tjetër. Është një kompeticion që duhet të jesh shumë i përgatitur nga ana fizike sepse të treja ndeshjet janë brenda javës. Shpresoj që ta përballojmë me sukses dhe të kemi rezultate sa më të mira”, ka përfunduar fjalën e tij trajneri i Shqipërisë U-17 Ervin Bulku.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori