Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona dhe Benita patën një diskutim të çuditshëm, por qesharak, rreth flokëve të gjata të Benitës.

“Dy metra flokë, s’di qysh ia bën vetes ti. T’i shkurtosh një grimë, një tepih e kisha bë me to”, i tha Elijona me shaka, duke komentuar gjatësinë mbresëlënëse të flokëve të Benitës.


Ajo gjithashtu e këshilloi Benitën që të mos mbulojë fytyrën me kapele, por Benita u përgjigj me humor se ka shumë kapele dhe i mban në ngjyra të ndryshme, për t’i kombinuar me veshjet e saj.

BBVK/YouTube

Megjithatë, Benita theksoi se i pëlqejnë flokët ashtu të gjata dhe nuk ka ndërmend t’i shkurtrojë, duke treguar qartë stilin dhe preferencat e saj personale.

Ky moment solli një atmosferë të lehtë dhe qesharake brenda shtëpisë, duke treguar edhe njëherë se edhe debatet më të vogla mund të bëhen tërheqëse dhe argëtuese për banorët dhe publikun. /Telegrafi/