LAJMI I FUNDIT:

ELEM shet tepricën e energjisë elektrike në vlerë prej 1.6 milionë euro

ELEM shet tepricën e energjisë elektrike në vlerë prej 1.6 milionë euro

Kompania shtetërore “ELEM” gjatë ditës së djeshme ka shitur tepricë të energjisë elektrike në një sasi prej 19.080 MWh, për një vlerë të përgjithshme prej 1.621.956 euro.

Në ankand, siç kumtuan nga kompania, ishin ofruar sasi për nëntor të vitit 2018, ndërsa çmimet e arritura sipas të cilave është shitur energjia elektrike ishin 74.50; 70.50, 92.60 dhe 92,50 euro për MWh.


“ELEM” gjatë këtij viti shtatë herë shet tepricë të energjisë elektrike në treg të hapur. Përmes këtyre ankandeve, sivjet janë shitur gjithsej 339.040 MWh energji elektrike, në vlerë të përgjithshme prej 19.778.649 euro./Telegrafi/