LAJMI I FUNDIT:

“Eleftheros Typos”: Shtohet shtypja ndërkomëtare për zgjidhjen e çështjes së Shkupit

“Eleftheros Typos”: Shtohet shtypja ndërkomëtare për zgjidhjen e çështjes së Shkupit

Pas ngjarjeve të brendshme politike në Greqi, akuzat në relacion pushtet-opozitë dhe dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri për shkak të çështjes së emrit, gjatë ditëve të fundit Maqedonia është një ndër temat kryesore në mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon AIM, botimi javor i gazetës “Eleftheros Typos” në tre faqe e analizon marrëdhëniet Maqedoni-Greqi. Në pjesën e parë, në analizën me titull “Shtohet shtypja ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Shkupit”, paralajmëron se në periudhën e ardhshme, e veçanërisht para Samitit të NATO-s në korrik, nuk përjashtohet mundësia të shtohen shtypjet ndëkombëtare për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Sipas gazetës greke, SHBA-të tanimë kanë probleme shumë më serioze siç janë Lindja e Mesme dhe Turqia dhe nuk do të donin edhe një problem në Ballkan.

Edhe deklaratat e ambasadorit amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt për përkrahje të Greqisë dhe optimizmi për zgjidhjen e kontestit, zbulojnë disponimin e SHBA-ve.

Por, përfaqësuesit e Qeverisë greke, në veçanti Ministri për punë të jashtme, në të kaluarën disa herë kanë dërguar porosi se zgjidhja e problemit me emrin është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Eleftheros Typos” shkruan se në kontestin e emrit nuk priten zhvillime thelbësore deri në fund të janarit, për kur është caktuar takimi i dytë i ndërmjetësit Nimetz me përfaqësuesit e dy shteteve.

“Të gjithë presin të shohin se a do të dakordohet diçka me Shkupin dhe cili do të jetë propozimi konkret për emrin”, shkruan gazeta greke.

Në shkrimin e “Eleftheros Typos” komentohet se në kontestin e emrit, Greqia ndoshta në të kaluarën ka humbur shumë beteja, veçanërisht me njohjen e Maqedonisë nga shtete të ndryshme, por nuk e ka humbur luftën dhe nga ajo mund të dalë si fitimtar. Duhet vetëm të “jetë e përgatitur për rrethanat, të dorëzojë propozim të qartë, të negociojë fortë dhe në anën e saj do ta ketë përkrahjen më të fuqishme politike”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori