LAJMI I FUNDIT:

Elefanti rrokullis veturën brenda të cilës gjendej çifti me dy fëmijët e tyre, kalimtarët mundohen ta shpërqendrojnë duke i rënë borisë

Elefanti rrokullis veturën brenda të cilës gjendej çifti me dy fëmijët e tyre, kalimtarët mundohen ta shpërqendrojnë duke i rënë borisë

Ky është momenti kur një elefant i “tërbuar”, rrokullis një veturë brenda të cilës ishte një familje – pra dy fëmijë dhe prindërit.

Reklama

Ngjarja e tmerrshme u filmua në Afrikën e Jugut nga një pasagjer që ishte pas me veturë, dhe shihte sesi Fordi po rrokullisej nga elefanti në parkun Wetland të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.

Madje autori i videos i binte borisë me shpresën se do ta shpërqendronte elefantin që peshonte mbi 6 mijë kilogramë. Me të parë se kishte “kryer punë”, kjo kafshë gjigante u largua e qetë.

Në anën tjetër, nëna, babai dhe dy fëmijët e moshës 8 dhe 10-vjeç, qëndruan të ngujuar brenda veturës derisa arritën ekipet e shpëtimit për t’i nxjerrë.

E pavarësisht që kanë pësuar trauma, asnjëri anëtar i kësaj familje nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, kjo për faktin që elefanti nuk kishte goditur me hundë pjesën anësore të veturës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një qen prapa timonit? Policia sllovake ndalon makinën që po lëvizte me shpejtësi

Një qen prapa timonit? Policia sllovake ndalon makinën që po lëvizte me shpejtësi

Interesante
Po filmonte promon për YouTube, eksperti amerikan i “jetës së egër” për pak sa nuk goditet nga rrufeja

Po filmonte promon për YouTube, eksperti amerikan i “jetës së egër” për pak sa nuk goditet nga rrufeja

Interesante
Spikerja virtuale jep lajmet në Euronews Albania

Spikerja virtuale jep lajmet në Euronews Albania

Interesante
Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Virale
Kryediplomati suedez e harron pasaportën në shtëpi, nuk lejohet të hyjë në Ukrainë

Kryediplomati suedez e harron pasaportën në shtëpi, nuk lejohet të hyjë në Ukrainë

Interesante
Spanjolli hyn i gjallë në varr në mënyrë vullnetare dhe qëndron nën tokë për një orë: Doja të qëndroja më gjatë

Spanjolli hyn i gjallë në varr në mënyrë vullnetare dhe qëndron nën tokë për një orë: Doja të qëndroja më gjatë

Interesante
Kalo në kategori