LAJMI I FUNDIT:

El Clasico në finalen e Superkupës së Spanjës: Real Madridi eliminon Mallorcan

El Clasico në finalen e Superkupës së Spanjës: Real Madridi eliminon Mallorcan

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të përballet me Barcelonën që eliminoi mbrëmë (8 janar) Athletic Bilbaon.

Los Blancos triumfuan 3-0 përballë Mallorcas, duke siguruar një fitore në 45 minutat e dytë.

Fillimisht, mbretërit kishin dominimin në ndeshje, duke krijuar raste të shumta për gol.


0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Mirëpo edhe Mallorca e Vedat Muriqit ishte shumë solide në mbrojte deri në minutën e 63-të të takimit.

Pas një tollovie të krijuar në mbrojtje, Rodrygo goditi shtyllën e majtë të Mallorcas, më pas portieri i Mallorcas bëri një pritje bravuroze, për t’i mohuar golin Kylian Mbappes.

Por, nga topi i kthyer, Bellingham ia doli të fuste topin në rrjetën e portës së Mallorcas që ishte e mbushur me lojtarë të këtyre të fundit.

0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Mbretërit ishin me fat, pasi në minutën e 90+3-të, Martin Valjent realizoi auto-gol, për rezultatin 2-0.

Fitoren e madrilenëve e vulosi Rodrygo, që realizoi për 3-0 me një asistim nga Lucas Vazquez (90+5′).

Real Madridi ia doli të ruante këtë epërsi minimale, për të kaluar në finale, aty ku do të përballet me Barcelonën të dielën e 12 janarit nga ora 20:00. /Telegrafi/

0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Messi thyen heshtjen për Lamine Yamal: Ai tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë

Messi thyen heshtjen për Lamine Yamal: Ai tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë

Ndërkombëtare
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Italia i thotë lamtumirë ëndrrës për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve

Italia i thotë lamtumirë ëndrrës për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tenistja e njohur trondit botën e tenisit duke i dhënë fund karrierës së saj në moshë shumë të re

Tenistja e njohur trondit botën e tenisit duke i dhënë fund karrierës së saj në moshë shumë të re

Tenis

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Kalo në kategori