Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i tha Radio Evropa e Lirë se lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të bëhet vetëm përmes arrestimeve dhe përmes vendosjes së sundimit të ligjit, por duhet të shtrihet edhe me promovimin e tolerancës, dialogut dhe të paqes.
Deklaratat e Selimit vijnë në ditën kur në Prishtinë, për të pestin vit me radhë, organizohet një konferencë ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar dhe qasjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
“Veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të reduktohet vetëm në sundimin e rendit dhe ligjit, jo vetëm në arrestime dhe jo vetëm në burgosje, por edhe promovimin e një narracioni të kundërt, narracionit të tolerancës paqes dhe dialogut”, ka thënë Selimi.
Konferenca, që organizohet nga institucionet e Kosovës, do të trajtojë në veçanti çështjen e “rolit të gruas në ndërtimin e tolerancës ndërfetare”, dhe përveç përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të pranishme do të jenë, në mënyrë aktive, edhe dy nobelistet e paqes, Shirin Ebadi nga Irani dhe Tawakkol Karman nga Jemeni.
Ministri i jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se konferenca është një platformë për promovim të Kosovës si shtet dhe të prezantimit të saj si model i bashkëjetesës.
“Tema e cila është ‘roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimit të ekstremizmit’ është një temë shumë adekuate. Nënat, bashkëshortet, gratë, siç ka thënë edhe presidenti Thaçi, janë aleatet më të mira të shtetit në luftimin e ekstremizmit”, tha Selimi.
Çështja e ekstremizmit të dhunshëm ka ngritur shqetësime në Kosovë, marrë parasysh faktin se një numër i qytetarëve të vendit janë përfshirë në luftimet në Siri dhe Irak dhe një tjetër numër është arrestuar dhe dënuar për nxitje të pjesëmarrjes në luftëra jashtë vendit dhe për predikim të mosdurimit fetar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit