LAJMI I FUNDIT:

Ekstradimi i Grujevskit dhe Boshovskit, në duart e Gjykatës penale të Maqedonisë

Ekstradimi i Grujevskit dhe Boshovskit, në duart e Gjykatës penale të Maqedonisë

Të gjitha dokumentet e lëndës kundër Goran Gruejevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë në Gjykatën Penale. Atje janë edhe aktakuza edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim. Avokati Jovan Joanidis pret që kompletimi i tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre nuk do zgjatë shumë, nëse nuk ka ndonjë bllokim nga ndonjë institucion.

“Nëse Ministria e Drejtësisë është drejtuar tek Gjykata e Apelit në Shkup si gjykatë kompetente për gjykatat themelore në vend, ai do e marrë lëndën me letër nga Gjykata Penale dhe do ta dorëzojë në Ministrinë e drejtësisë. Kjo punë bëhet për 3 deri 5 ditë. Nuk mund të zgjatë më shumë. kështu që Ministria do të veprojë në kohë”, deklaroi për Alsat M, avokati Jovan Joanidis.


Nga Ministria e Drejtësisë informuan se dje kanë dërguar kërkesën e këtillë në Gjykatën e apelit, e prej atje është dërguar në Gjykatën penale. Nga gjykata thonë se do të përgjigjen në afat sa më të shkurtë, pa saktësuar se kur.

Ish funksionarët e lartë të DSK-së, Grujevski dhe Boshkovski dje janë paraqitur në seancën e parë në gjykatën e Selanikut për shkak të posedimit të pasaportave të falsifikuara, por seanca është shtyrë për të martën sepse gjykata nuk ka pasur përkthyes nga gjuha maqedonase.

Paralelisht me këtë proces, duhet të fillojë edhe një tjetër në të cilin gjykata greke duhet të vendosë për urdhër-arrestin e lëshuar të Interpolit, por vetëm pasi Maqedonia ti paraqesë dokumentet e nevojshme dhe kërkesën për ekstradim.

Dy të arratisurit kishin pasaporta të rreme bullgare. Goran Grujevski ka ndryshuar emrin në Hristo Ivanov dhe Nikolla Boshkovski në Nexhbi Hasan. Ata u arrestuan në aeroportin e Selanikut, prej ku është dashur të fluturojnë për në Budapest. Grujevski dhe Boshkovski janë akuzuar për rastet e PSP-së së për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjes pajisjeve për përgjim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori