LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë për nder të ditës së pavarësisë së Maqedonisë (Video)

Ekspozitë për nder të ditës së pavarësisë së Maqedonisë (Video)

Në vigjilje të 25 vjetorit të shpalljes së Maqedonisë shtet në vete, arkivi shtetëror ka hapur sirtarët për të shënuar këtë përvjetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmes fotografive, ky institucion po mendon që t’ia tregoj opinionit historikun e shtet formimit.

Ekspozitën e hapur në sheshin qendror të Shkupit, doli të shikoj edhe 80 vjeçari Ilija. Ai është djali i Metodija Andonov Çentos, kryetarit të parë të Maqedonisë së vitit 1946.

“Shumë përdoret fjala pavarësi, por as shtetet më të fuqishme nuk janë tërësisht të pavarura. Ne jemi shtet sovran dhe vet mund ta mbajmë shtetin drejt ardhmërisë sonë. Neve na u realizua dëshira që të kemi shtetin tonë”,tha për Tv21, Ilija Andonov Çento.

Vërejtje për këtë mënyrë të ilustrimit pati edhe një kalimtar tjetër.

Fadil Curri deri sa shikon ekspozitën, ndalet tek panoja, e cila pasqyron momentin e arritjes së marrëveshjes së Ohrit, e cila ndali konfliktin në vitin 2001.

“Këtu konkretisht po e shoh aktin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, cila nuk u zbatua sot e kësaj dite, për shkak të rrethanave të njohura. Kjo e bënë këtë pavarësi pak a shumë si të brishtë”, tha Fadil Curri.

Por pavarësisht kritikave, kreu i institucionit që ideoi këtë ekspozitë, thotë se gjithçka është në vendin e duhur. Madje, Filip Petrovski, drejtor i Arkivit shtetëror, thotë se çdo kohë ka historinë e vet.

“Në këtë ekspozitë mund t’i shikoni 25 pllakate, në të cilat janë të vendosura mbi 500 fotografi e dokumente nga sfera të ndryshme. Këto shënojnë momentet më të rëndësime që ishin për 25 vjetët e fundit në Republikën e Maqedonisë”, tha Petrovski.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançceska-Milevska, tha se kjo ekspozitë është nisma e të gjitha aktiviteteve kulturore-artistike që do të pasojnë gjatë javës deri në “Nata e bardhë” me 8 shtator.

“Më vjen mirë që të gjitha institucionet kombëtare dhe lokale në kuadër të 8 shtatorit do të jenë të hapura falas në “Natën e bardhë”, për qytetarët që duan t’i vizitojnë muzetë deri në orët e vona”, tEkspozita përmban fotografi dhe dokumente, të cilat ilustrojnë zhvillimin dhe jetën shoqërore e politike në shtet. Pas qëndrimit njëditor në sheshin Maqedonia, afishet e kësaj ekspozite më pas do të vazhdojë të udhëtojnë edhe në sheshet tjera të kryeqytetit, si dhe komunat tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Kalo në kategori