LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Fokus 2017”, tash në Prishtinë (Video)

Ekspozita “Fokus 2017”, tash në Prishtinë (Video)

Pas përfundimit të ekspozitës në Shqipëri, “Fokusi” nisi rrugëtimin e tij për në Kosovë dhe Maqedoni. Stacioni i parë është Prishtina, ku në hapjen e ekspozitës kishte një pjesëmarrje me prezencën e artistëve dhe artdashësve jo vetëm nga Kosova.

Shumë nga fotografët më të mirë të Kosovës kanë qenë pjesë e “Fokusit”, si: Besnik Hamiti, Fahredin Spahia, Afrim Hajrullahu, Arton Humolli, Naim Shala, Shkëlzen Resha etj.


Në muajin nëntor të vitit të kaluar u realizua konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike “Fokus‘17” me drejtues artistik Arben Alliaj dhe menaxher Saimir Ahmeti. Sipas organizatorëve, objektivi kryesor i “Fokusit” është ngjitja e fotografisë dhe e vlerave.

E tash, 55 fotografitë e bëra nga 55 fotografë që u ekspozuan në Fier, tash për disa ditë mund të shihen në muret e Galerisë “Qahili” në Prishtinë. /Klan Kosova/Telegrafi/