LAJMI I FUNDIT:

Eksporti në Maqedoni rritet për 20.1 për qind, importi për 28.9 për qind

Eksporti në Maqedoni rritet për 20.1 për qind, importi për 28.9 për qind

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën në janar-shtator të vitit 2022, është 6 157 257 mijë denarë dhe shënon rritje prej 20.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 8 999 335 mijë euro, që është 28.9 për qind më shumë se një vit më parë.


Deficiti tregtar, në periudhën janar-shtator të vitit 2022, arrin në 2 842 078 mijë euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar- shtator të vitit 2022, është 68.4 për qind.

Shkëmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupi dhe feronikeli. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe lëgurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori