LAJMI I FUNDIT:

Ekspertizë nga MPB në vendin e vrasjes së 24 vjeçarit në Çair

Ekspertizë nga MPB në vendin e vrasjes së 24 vjeçarit në Çair

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit kumtoi se prokuror publik kujdestar sëbashku me ekip ekspertësh të MPB-së kryen ekspertizë në vendin ku sot rreth orës 18 u qëllua me armë zjarri një djalë 24 vjeçar.

“Sulmi me arë zjarri ka ndodhur në afërsi të vendit të banimit të personit, tanimë të ndjerë, në rrugën “Xhon Kenedi”, përballë shkollës “Cvetan Dimov” në Çair. Informatat fillestare janë se krismat kanë ndodhur pas një fjalosje ndërmjet të ndjerit dhe kryerësit të vrasjes, pas çka vrasësi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar kah 24 vjeçari. Nga lëndimet e mara, viktima ka ndërruar jetë, ndërsa kryerësi ka ikur nga vendi i ngjarjes”, informojnë nga PTHP.


Një person i vdekur, pas sulmit me armë zjarri në Çair
Lexo po ashtu Një person i vdekur, pas sulmit me armë zjarri në Çair

Pas urdhërit të prokurorit publik, po merren gjurmë në vendin e ngjarjes, që do të jenë mjet i përpunimit. Poashtu, është dhënë urdhër për autopsi të personit të ndjerë. Në kumtesë thuhet se është duke u punuar në vërtetimin e fakteve për këtë ngjarje tragjike, për çka publiku do të informohet më tej./Telegrafi/