LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët ukrainas arrijnë në Poloni, Kievi pret hetime rreth raketave

Ekspertët ukrainas arrijnë në Poloni, Kievi pret hetime rreth raketave
Ilustrim

Autoritetet ukrainase njoftuan sonte se ekspertët e saj janë “tashmë në Poloni” pas goditjes së raketës të së martës në një fshat lindor, i cili vrau dy dhe plagosi katër njerëz.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba foli sot me homologun polak, Zbigniew Rau dhe ata ranë dakord të “bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe të hapur” për këtë çështje.


Kuleba deklaroi se “ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që ata të kenë qasje të shpejtë në vend bazuar në ligjin polak”.

Ukraina këmbënguli se goditja nuk ishte shkaktuar nga raketat e mbrojtjes ajrore ukrainase, që ishte shpjegimi “i mundshëm” i dhënë nga Polonia dhe NATO.

Theksojmë se SHBA-të dhe disa vende evropiane kanë thënë se ka mundësi që raketa të jetë ukrainase, e cila kishte për shënjestër një të Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima ndër civilët dhe dëme material. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori