LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët thonë se është koha për të blerë aksione në bursën e Hong Kongut

Ekspertët thonë se është koha për të blerë aksione në bursën e Hong Kongut

Bursa e Hong Kongut pas 11 ditësh radhazi protesta ka prekur nivele të ulëta historike.

Por, për ekspertët dhe analistët e tregjeve, kjo situatë mund të jetë një mundësi mjaftë e mirë për shumëkënd që të blejë aksione.

Indeksi Hang Seng po regjistron tremujorin më të keq që prej vitit 2015, ndërkohë që javën e kaluar preku nivelin më të ulët në shtatë muaj, duke fshirë tërësisht fitimet e vitit.

Kjo performancë pason atë të muajit korrik, ku një tjetër rënie u regjistrua si pasojë e shqetësimeve në lidhje me ecurinë e ekonomisë botërore. Rënia më e dukshme në tregjet e aksioneve të Hong Kongut është vënë re në sektorin e patundshmërive, ku kompanitë e këtij sektori ranë me 5.2 për qind muajin e fundit, përcjell Scan.

Edhe në sektorin financiar rënia është e dukshme, me rreth 4 për qind në muajin korrik. Hong Kongu është një ekonomi mjaft e ndjeshme ndaj Kinës dhe çdo ngadalësim në Kinë përkthehet në turbullira në ekonominë e Hong Kongut.

Për këtë gjë paralajmëroi edhe Fitch vitin e kaluar, madje duke zhvlerësuar edhe notën e sektorit bankar në vend. Ekspertët ndërkohë shprehen se historia tregon se në kohë të tilla, me aksionet kaq të lira, koha është për të blerë. /Telegrafi/