LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e teknologjisë parashikojnë si do të duket bota pas 50 viteve, autostrada nënujore e rrokaqiej nëntokësor

Ekspertët e teknologjisë parashikojnë si do të duket bota pas 50 viteve, autostrada nënujore e rrokaqiej nëntokësor

Autostrada nënujore, lojëra të ndryshme me ‘hoverboard” dhe pushime në hapësirë, janë vetëm disa nga parashikimet që i kanë bërë ekspertët e teknologjisë që sipas tyre mund të realizohen në 50 viteve e ardhshme.

Ata gjithashtu kanë parashikuar edhe prodhimin në masë të madhe te organeve të njeriut me printerë 3D, shtëpitë e mençura të pastrohen vetë dhe që do t’ia lehtësojnë jetën qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Këto parashikime i kanë bërë ekspertët e teknologjisë, akademikët, Coding Jaqueline de Rojas nga një organizatë gjigante e teknologjisë në Britani të Madhe, Dr. Rhys Morgan nga Akademia mbretërore e Inxhinierisë si dhe Dr. Morgaine Gaye.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se taksitë fluturues do të jenë mjet transporti në zonat urbane me qëllim që të shmanget kaosi rrugor që krijohet, ndërsa për udhëtime të gjata do të përdoren raketa që lëvizin me shpejtësi të madhe jashtë atmosferës së tokës, duke bërë që udhëtimi nga Londra në New York të zgjatë vetëm 30 minuta.

Sa i përket shëndetit të njeriut, do të jenë pajisjet ato që do t’i detektojnë dhe t’i shndërrojnë në gjuhë unike, që shpjegon në detaje se ku qëndron problemi. E më poshtë ju sjellim parashikimet që kanë bërë bujë në opinion, madje disa ngjajnë me përshkrimet e filmave të zhanrit fanta-shkencë.

Autostradat nënujore – një gyp i veçantë për transportim do të ndërtohet nën ujë dhe do të shërbej si urë-lidhëse mes Britanisë së Madhe dhe pjesëve tjera të Evropës e deri larg në shtetet skandinave.

Rrokaqiejt nëntokësor – ndryshe të njohur si rrokaqiejt tokësor do të kenë nën tokë shumë kate me lokale afariste, dhe që njëherit nuk do të pësojnë dëme në rast se ndodhë ndonjë tërmet.

Shtëpitë e mençura që pastrohen vetë – me shtypjen e një butoni shtëpitë e mençura do të “pastrohen vetvetiu” në momentin që ju largoheni nga ajo apo jeni duke fjetur.

Hotelet në hapësirë – pushimet në hapësirë deri më tani kanë qenë vetëm një ëndërr, por sipas këtyre ekspertëve të teknologjisë një gjë e tillë do të jetë e mundur të realizohet – ku hotele të shumta do të hapen në Hënë apo planete tjera, ku do të presin shumë mysafirë edhe pse aty graviteti edhe zero.

Printimi i organeve në formatin 3D – zëvendësimi apo ndërrimi i organeve të ndryshme të njeriut do të jenë në të ardhmen punë e lehtë. Kjo do të arrihet me prodhimin e tyre me printerët 3D.

Restorantet në të cilat shërbehen insektet – në të ardhmen insektet do të jenë një në katër ushqimet kryesore që do të përmbajnë proteina shumë të nevojshme, që mund t’i kenë vetëm insektet.

Autobusët dhe taksitë fluturues – të gjithë ata që synojnë të vizitojnë ndonjë mik që jeton në të njëjtin qytet do të mund këtë ta realizojnë për pak minuta – ku me taksitë dhe autobusët fluturues do të jenë në destinacion sa hapë e mbyll sytë.

Implanet në trup – ato monitorojnë shëndetin dhe diagnozën e shndërroj në audio incizim. Kështu të gjithë personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje do ta kenë më të lehtë t’i monitorojnë. /Telegrafi/