LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Marrëveshja mes Dritës dhe Luganos për super talentin Leotrim Kryeziu

Ekskluzive: Marrëveshja mes Dritës dhe Luganos për super talentin Leotrim Kryeziu

Njëri nga futbollistët më të talentuar në Kosovë, Leotrim Kryeziu është larguar nga futbolli ynë drejt Zvicrës.

Sulmuesi qendror ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin e famshëm zviceran Lugano.


Detajet e këtij transferimi nuk u bënë publik nga asnjëra skuadër.

Por Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin sportiv të Dritës, Fisnik Kërçeli që ka zbuluar gjithçka.

Kampionët në fuqi të Kosovës nuk kanë fituar fare nga largimi i Kryeziut nga radhët e tyre.

Leotrim Kryeziu bën hapin e madh në karrierën, nga Drita te Lugano në Zvicër
Lexo po ashtu Leotrim Kryeziu bën hapin e madh në karrierën, nga Drita te Lugano në Zvicër

Për t’ia mundësuar një karrierë sa më të mirë, Drita ka hequr dorë nga fitimi financiar në këtë moment.

“Lugano ka ofruar fillimisht një shumë modeste për t’i siguruar shërbimet e Leotrimit por që ne i kemi refuzuar ato”.

“Kemi pranuar ta lejojmë largimin e tij pa përfituar në këtë moment vetëm për t’ia mundësuar daljen në Evropë”, ka thënë Kërçeli për Telegrafin.

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli

Kryeziu ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin bardh e zi nga Zvicra.

Por në rast së shitjes së tij nga Lugano, atëherë Drita do të përfitojë mjaftë shumë.

“Ne kemi pranuar ta lejojmë largimin e Kryeziut pa para, por vlen të ceket që kemi ruajtur 30% të kartonit të tij”.

Leotrim Kryeziu me fanellën e Dritës

“Klubi i futbollit Drita beson shumë në cilësitë e Kryeziut dhe jemi të bindur se ai do të përshtatet mirë në futbollin zviceran dhe do të vazhdojë edhe aty shkëlqimin”.

“Në transferimin e radhës të Leos, ne kemi 30% dhe klubi si klub do të fitojë mjaftueshëm në të ardhmen nga talenti ynë”, ka thënë Kërçeli.

Drejtori kampion i Kosovës, ka konfirmuar edhe njëherë se politika e klubit të Dritës është që t’i promovojnë sa më shumë lojtarët e rinj.

Drita e nisi edicionin e ri në mënyrë perfekte në Kosovë, pasi fitoi Superkupën dhe në xhiron e parë mposhti thellë Kek-un me rezultat 5-0. /Telegrafi/

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Luganon deri në qershor të vitit 2022

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori