LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive! Gjirafa sot mban mbledhje për të diskutuar situatën e ekipit BLINK

Ekskluzive! Gjirafa sot mban mbledhje për të diskutuar situatën e ekipit BLINK

Pak ditë më parë, komuniteti shqiptar i lojës CS:GO u befasua nga lajmi se ekipi më i suksesshëm shqiptar BLINK po bën ndryshime duke mos ua vazhduar kontratat dy lojtarëve, Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahmuti.

Megjithatë ky ndryshim nuk u prit aspak mirë nga fansat të cilët tash e një kohë të gjatë e përcjellin thuajse çdo ndeshje të ekipit BLINK dhe e bashkëjetojnë çdo sukses që ekipi e kanë arritur – e që në mesin e sukseseve përfshihet edhe renditja në top 25-shen e ekipeve më profesionale në botë për CS:GO, vendin e parë në turneun Gjirafa Masters League 1, dhe vendin e dytë në turneun Gjirafa Masters League 2.


Reagimet mbi këtë çështje nuk janë ndalur ende dhe shumë pyetje mbesin pa përgjigje, e veçanërisht kur marrim parasysh se edhe lojtari tjetër kryesor i ekipit, Flatron “juanflatroo” Halimi ka njoftuar se për një kohë të pacaktuar do të jetë në pushim mjekësor dhe nuk do të mund t’ia ofrojë ekipit BLINK shkathtësitë e veta të lojës.


Duke shkruar kuponin Telegrafi, ju përfitoni ekstra zbritje në laptopin Legion 5 i cili ka procesor AMD Ryzen 7 5800H, CPU clock (base / turbo) 3.2GHz / 4.4 GHz, kartelë grafike NVIDIA GeForce RTX 3050 4GB dhe monitor 144Hz FULL HD

Përveç fansat, lojtarëve e ekipit, në këtë ngjarje është përfshirë edhe kompania Gjirafa, e cila njihet si kompani që kontribuon në zhvillimin e komunitetit duke i përkrahur lojtarët, ekipet dhe duke organizuar liga me shpërblime të majme.

Pas insistimit të komunitetit që kompania ta bëjë të pamundurën për të ndikuar në zgjidhjen e “krizës” së ekipit BLINK, ka reaguar edhe Mërgim Cahani, CEO në Gjirafa, i cili ka thënë se është zemërthyer për lajmet e “Ekipës Guri” dhe se janë duke marrë informacione më të hollësishme se çfarë ka ndodhur.

Telegrafi.com mëson se gjatë ditës së sotme, kompania Gjirafa pritet të zhvillojë takim të brendshëm të menaxhmentit për ta trajtuar çështjen e ekipit BLINK dhe për ta shqyrtuar çdo mundësi se si mund të kontribuohet që ekipa e përbërë prej juanflatroo, rigoN, gxx, SENER1 dhe sinnopsyy ta vazhdojnë rrugëtimin.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe vet Mërgim Cahani, i cili ka treguar se Gjirafa mbetet e përkushtuar për eSports dhe CS:GO.

“Jemi duke shikuar se ku qëndrojmë me lojtarët dhe organizatën BLINK, pasi që i mbështesim të dy palët dhe do të shqyrtojmë se a mundemi të ndihmojmë diçka në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori