LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive, Ermal Meta flet para finales së Eurovisionit: U dërgoj përqafim të gjithë vëllezërve dhe motrave shqiptarë

Ekskluzive, Ermal Meta flet para finales së Eurovisionit: U dërgoj përqafim të gjithë vëllezërve dhe motrave shqiptarë
Ermal Meta Foto: Getty Images)

Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e ‘Eurovision 2018’, në “Altice Arena” të Lisbonës, në Portugali.

Njëzetegjashtë shtete të ndryshme garojnë këtë vit me përfaqësuesë të shumtë, teksa tre prej tyre janë shqiptarë.

Italia sonte përfaqësohet nga këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, së bashku me këngëtarin italian Fabrizio Moro.

“Non mi avete fatto niente” titullohet kënga e tyre, e cila në shqip përkthehet “Nuk më keni bërë asgjë”.

Ermal Meta në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, drejtpërsëdrejti nga Lisbona ka rrëfyer emocionet e natës finale, duke thënë se ndjehet i lumtur që ka rastin të ngjitet në një skenë të madhe si ajo e “Eurovisionit.

“Ndihem mirë dhe mezi po pres që të shkoj në skenë. Ndihem i nderuar që e përfaqësoj Italinë në këtë Eurovision që është plot me këngë të mrekullueshme”, tha Ermal Meta për Telegrafin.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro (Foto: Getty Images)

Në vazhdimin e bisedës, ai tregoi se tematika e këngës së tyre është shumë sociale, ndaj shpreson që publiku të reflektojë nga mesazhi që përçon ajo.

“Kënga jonë ashtu siç e thotë edhe veti titulli “Ti nuk më ke bërë asgjë”, iu drejtohet terroristëve, duke u thënë atyre, se ata nuk mund të na bëjnë asgjë, jemi më të fuqishëm se asnjëherë”, ka thënë tutje këngëtari Meta.

Ermal Meta: Kënga jonë përçon një mesazh të veçantë (Foto: Getty Images)

Ermali, i cili nuk është shqiptari i vetëm në këtë “Eurovision”, i pyetur nga Telegrafi se cili është mesazhi i tij për bashkë-atdhetarët, ai tha se u dërgon një përshëndetje të ngrohtë të gjithë atyre që e mbështesin.

“Dërgoj një përqafim të madh për të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptarë, dhe shpresoj se ata janë shumë krenarë për atë që janë: të talentuar, të lumtur dhe plot me vlera të mira”, ka përfunduar Ermal Meta për Telegrafin.

Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe Ermal Meta

Ermali dhe Frabirizio performojnë sonte të njëzetegjashtët me radhë në natën finale.

Përveç Ermalit, në “Eurovision” këtë edicion kemi Eugent Bushpepën që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, dhe Eleni Foureiran përfaqëson Qipron me “Fuego”. /Telegrafi/

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pas triumfit të tyre në ‘Sanremo’, nga ku siguruan biletën për në “Eurovision 2018” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori