LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Demhasaj dhe Kryeziu marrin pasaportat e Kosovës, në nëntor grumbullohen nga Challandes

Ekskluzive: Demhasaj dhe Kryeziu marrin pasaportat e Kosovës, në nëntor grumbullohen nga Challandes

Dy futbollistët e talentuar nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu bëhen me pasaporta kosovare.

Para pak minutash në konsullatën e Kosovës në Zurich, Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu janë pajisur me pasaportat e Kosovës.


Si Demhasaj ashtu edhe Kryeziu kanë luajtur deri më tani për Përfaqësuesen e Zvicrës U21.

Dyshja ishte në pritje të pasaportave të Kosovës dhe kjo bëri që mos të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Maltes dhe Ishujve Faroe.

Mirlind Kryeziu

Por tani pasi janë pajisur me pasaporta, si Demhasaj ashtu edhe Kryeziu pritet të jenë të grumbulluar në ndeshjet vendimtare të Kosovës ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, super sulmuesi i talentuar, Shkëlqim Demhasaj ka konfirmuar marrjen e pasaportës.

“Jam shumë i lumtur që pak qaste më parë kam marrë pasaportën e Kosovës”.

“Tani jam i gatshëm dhe në dispozicion për trajnerin Bernanrd Challandes në ndeshjet e nëntorit”.

“Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të shënuar shumë gola për Kosovën dhe për t’i bërë ëndrrat realitet të njerëzve tanë”, tha Demhasaj.

Sulmuesi shtatlartë deklaroi se ishte një vendim së bashku me familjen dhe agjentët e tij për të ardhur te Kosova.

Shkelëqim Demhasaj

“Kam marrë vendimin e duhur për të luajtur me Kosovën. Ka qenë një vendim i marrë së bashku me familjen dhe agjentët e mijë. Mezi po pres ta vesh fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës”, tha për Telegrafin Demhasaj.

22-vjeçari e ka nisur mirë këtë edicion me Luzernin, ku në 12 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime.

Ndërkohë Mirlind Kryeziu që edicionin e kaluar fitoi Kupën e Zvicrës me Zurichun, ka luajtur shtatë ndeshje në Superligë dhe llogaritet si njëri nga mbrojtësi më të talentuar në shtetin helvetik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori