LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia informale në Maqedoni me vite qarkullon disa miliarda euro

Ekonomia informale në Maqedoni me vite qarkullon disa miliarda euro

Analiza e Fajnens Think tregon se mosbesimi në sistem, përpjekja për të fituar para duke anashkaluar sistemin, korrupsioni i lartë dhe institucionet joefikase, janë arsyet kryesore pse qytetarët përpiqen të fitojnë duke i ikur sistemit.

Ekonomia informale në Maqedoninë e Veriut, me vite varion në disa miliardë euro në vit, në varësi prej metodologjisë dhe mënyrës së matjes si konsumi i rrymës dhe të ngjashme. Mirëpo gjetjet e ndryshme tregojnë se ajo qoftë 20 apo edhe deri 40 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet e kaluara, mbetet shumë e lartë në raport me shtetet e zhvilluara perëndimore.


Analizat e ndryshme tregojnë se mënyrat më të shpeshta të ekonomisë gri janë fshehja e tatimeve, parregullsi në zbatimin e Ligjit për marrëdhënie pune, mita dhe korrupsioni, tregtia e palejuar dhe e paparaqitur me mallra nëpër kufi, pjesëmarrja e lartë e parave në dorë apo keshit në totalin e parave, etj.

Analizat e fundit të Bashkimit Evropian tregojnë se ekonomia në të zezë në Evropë luhatet ndërmjet 5.6 për qind në Zvicër me nivelin më të ulët në kontinentin e vjetër, dhe deri 33 për qind në Bullgarinë fqinje, me një mesatare prej 17.2 për qind në Evropë. Analiza më tej tregon se shtetet me mirëqenie të madhe kanë edhe më pak ekonomi të zezë si Austria dhe Holanda me 7 apo 8 për qind, apo edhe Gjermania apo Danimarka me 8.8 apo 9.7 për qind. Nga ana tjetër, analiza tregon se pas Bullgarisë me ekonomi të lartë informale dallohen Turqia dhe Kroacia me nga 33 për qind si dhe Hungaria dhe Rumania me afër 29 për qind.

Analiza e fundit e Odës ekonomike të Maqedonisë tregon se gjithsej 33.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm bruto në vit në vend i përket ekonomisë gri. Përqindja është në të njëjtin nivel me vendet e Ballkanit Perëndimor, por është pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Për shkak të ekonomisë gri, shteti humb me miliona euro në vit. Vetëm buxheti i shtetit humbet çdo vit rreth gjysmë miliardë euro, të cilat mund të investohen në shëndetësi, arsim apo infrastrukturë , tregon analiza e Odës Ekonomike për pjesën gri të ekonomisë vendore. “Sipas shifrave, ‘pjesa gri; e ekonomisë së Maqedonisë arrin në 4.282 miliardë euro, pra 1.280 miliardë euro të hyra të humbura në buxhetin e shtetit. Nëse si shtet do të arrinim të reduktoheshim në mesataren e BE-së, me një ekonomi kaq gri do të kishim 450 milionë euro më shumë në buxhet në vit, thotë nënkryetari i Odës, Zoran Jovanovski. Sa i përket zgjidhjeve të këtij problem eksperti i tatimeve Pavle Gacov , thekson edhe dixhitalizimin, i cili mund të sigurojë kontrollin dhe monitorimin e ekonomisë gri, por duke shtuar se kjo në radhë të parë kërkon vullnet të fortë politik. “Shteti duhet të kujdeset që të arkëtojë të ardhurat që i takojnë, por jo nga ata që i paguajnë rregullisht. , por nga ata që duhet të futemi në sistem dhe t’i bëjmë tatimpagues të rregullt, pra subjekte që do të paguajnë taksat e tyre”, thekson Gacov. Një nga problemet kryesore për gjenerimin e ekonomisë gri është paraja e gatshme, prandaj ne po kërkojmë një projekt për të shtrydhur paratë e gatshme sepse ushqejnë ekonominë gri, thotë Gacov, i cili sugjeron vendosjen e një tarife publike për personat juridikë kur tërheqin para nga llogaritë e transaksionit. Ajo do t’i dekurajonte ata që të tërheqin para në dorë për gjërat që mund të bëhen përmes llogarive transaksionale.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, beson se të gjithë faktorët e shoqërisë duhet të përfshihen në reduktimin dhe shtypjen e ekonomisë gri. Sipas tij, përderisa mendojmë mundet edhe pa llogari fiskale, kontribuojmë në këtë “plagë të hapur”, me të cilën, siç thotë ai, po përballemi prej 32 vitesh. “Me disa hapa që janë ndërmarrë si vendosja e TVSS-ja ime me mbi 550 mijë si dhe hapa të tjera , situata po përmirësohet, por jemi larg asaj që duhet të bëjmë. Megjithatë ne duhet të ulemi dhe të shohim se sa të gatshëm jemi për të luftuar ekonominë gri, jo vetëm si qeveri qendrore apo vendore, por si shoqëri”, nënvizon Bytyqi.

Në ndërkohë, Instituti për Kërkime Ekonomike “Finance Think” vlerëson se ekonomia informale apo në hije në vitin 2020 përbënte 23.2 për qind të PBB-së. Sipas hulumtimeve të tyre, mosbesimi në sistem, pra morali i ulët tatimor në vend të atij ligjor, dhe përpjekja për të fituar para duke anashkaluar sistemin e e popullsisë, korrupsioni i lartë dhe institucionet joefikase, janë arsyet kryesore pse qytetarët përpiqen të fitojnë duke i ikur sistemit.

Megjithatë, tendenca është në rënie. Ekonomia në hije nga viti 2006 në 2020 ka rënë nga 31.6 në 23.2 për qind. Reduktimi më i madh i ekonomisë gri ka qenë me vendosjen e taksës së sheshtë, më pas gjatë krizës financiare në vitin 2009 dhe pas vendosjes së pagës minimale. Instituti është i prerë në mendimin e tij se gjobat e larta nuk janë ilaç për shtypjen e ekonomisë gri por vetëm institucionet funksionale.

Rekomandimet kryesore nga hulumtimi janë që politika tatimore të ridizajnohet apo të forcohen kapacitetet për mbledhjen e taksave dhe morali tatimor tek qytetarët. Paga minimale nuk duhet të rritet shpejt, por të rritet me rritjen e produktivitetit. Sugjerohet edhe rritja e efikasitetit të administratës publike për të ulur barrën e sektorit privat. Nëse shikoni faktorët që e mbajnë gjallë ekonominë gri,ato janë: politika tatimore, kapaciteti i administratës publike, korrupsioni, besimi në institucionet, kultura tatimore e qytetarëve, pra prania e moralit të ulët tatimor, rregullativa, selektiviteti, vetëpunësimi, thonë nga ky institut

Sipas “Finance Think” ekzistojnë dy mënyra për të stimuluar luftën kundër ekonomisë gri, nëpërmjet forcimit të kontrolleve inspektuese, përmes formalizimit të ekonomisë informale dhe gjobave. Nga ana tjetër, thonë nga “Finance Think” se shteti ka hartuar një strategji për të luftuar ekonominë gri dhe për ta shtypur atë, por ajo që mungon në këtë fushë është zbatimi konsekuent i ligjeve.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori