LAJMI I FUNDIT:

Ekipi fitues Olimpik ‘Tokio 2020’, mirënjohës ndaj ‘Elkos Group-Etc’ për rrugëtimin e përbashkët

Ekipi fitues Olimpik ‘Tokio 2020’, mirënjohës ndaj ‘Elkos Group-Etc’ për rrugëtimin e përbashkët

Ekipi Olimpik fitues i xhudos në ‘TOKIO 2020’, të përfaqësuar nga Agron e Driton Kuka dhe medalistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë vizituar sot gjigantin ekonomik kosovar ‘Elkos Group-Etc’, me ç’rast janë pritur nga presidenti i saj Ramiz Kelmendi.

Mbështetja e kësaj kompanie dhe e Ramiz Kelmendit ndër vite për xhudon kosovare, ka bërë që ekipi fitues olimpik si çdo herë të ridëshmoi modestinë njerëzore e sportive, duke ndarë së bashku të gjitha sukseset ndërkombëtare.


“Takimi tejet miqësorë shumë domethënës dhe pa presion të kohës ka dhënë frytet e veta edhe sot. Kafeja e përbashkët me z.Ramiz Kelmendi, çdoherë është kënaqësi, sepse këmbejmë eksperienca të jetës duke mësuar nga ekonomia dhe sporti, anasjelltas. Shtet pa ekonomi nuk ka, shtet pa sport nuk ka. Jemi të nderuar me pritjen e z.Kelmendi.”-u shprehë për ‘RADIO 1’, pas takimit me Ramiz Kelmendin, Driton Kuka – selektor i reprezentacionit te xhudos së Kosovës.

Lajmin për pritjen e ka publikuar edhe Ramiz Kelmendi në faqen zyrtare në Facebook, postimi i plotë pa ndërhyrje:

Me kënaqësi kam pritur sot në vizitë në kabinetin tim, ekipin fitues Olimpik të ‘TOKIO 2020’
Medaljet e Arta të vajzave tona, forcojnë rrugëtimin e sinqert të Kompanisë time ‘Elkos Group-Etc’ drejt sukseseve të reja!
Dritoni e Agroni, tashmë emra të dëshmuar të suksesit sportiv ndër dekada dhe të artat Distria e Nora edhe njëherë dëshmuan se kombi ynë ka zemër të madhe.
Fitoret dhe medaljet e ‘TOKIO 2020’ vulosën seriozitetin, disiplinën, punën dhe arritjet në kontinuitet edhe të luaneshës tonë Majlindës ‘RIO 2016’.
Nuk ka asgjë të rastësishme në botë, andaj mesazhi i pritjes së sotme është – të jetojmë dhe punojmë me përkushtim.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’