LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Falcons vijnë me ndryshime në listën e CS:GO

Ekipi Falcons vijnë me ndryshime në listën e CS:GO
(Foto: HLTV)

Vazhdojnë ndryshimet tek skuadrat e CS:GO, pak para lansimit të versionit të ri të lojës.

Tani ekipi Falcons kanë dërguar në stol lojtarin e tyre Kévin “⁠misutaaa⁠” Rabier.


Këtë e bëri të ditur vet francezi në rrjetet sociale, duke treguar se nuk do të jetë më pjesë e listës aktive të ekipit Falcons.

Sipas HLTV, organizata e Arabisë Saudite ka siguruar tashmë nënshkrimet e lojtarëve, Miłosz “⁠mhL⁠” Knasiak dhe Laurențiu “⁠lauNX⁠” Țârlea , ndërsa janë në bisedime për Mohammad “⁠BOROS⁠” Malhas.

Misutaaa iu bashkua Falcons në gusht të vitit 2022 së bashku me Nathan “⁠NBK-⁠” Schmitt.

Megjithatë, qëndrimi i tij me skuadrën nuk shkoi sipas planit, Falcons nuk arritën të kualifikohen për IEM Rio dhe BLAST.tv Paris Majors pasi dolën nga RMR-të e të dy turneve në vendin e 9-11.

Ky është formacioni i ekipit Falcons për momentin:

Nathan ” ⁠NBK -⁠” Schmitt

Alexandre “⁠bodyy⁠” Pianaro

Miłosz “⁠mhL⁠” Knasiak

Laurențiu “⁠lauNX⁠ ” Țârlea

/Telegrafi/