LAJMI I FUNDIT:

Egli e dëshpëruar ia shpreh sërish ndjenjat Gjestit: Mua më qan zemra të jem prapë me ty

Egli e dëshpëruar ia shpreh sërish ndjenjat Gjestit: Mua më qan zemra të jem prapë me ty

Një moment emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat në dhomën e gjumit, duke diskutuar për ngjarjet e ditës së djeshme.

Teksa shkëmbenin fjalë mes tensionit dhe emocioneve, Egli u pa e mërzitur dhe në lot, duke i shprehur hapur Gjestit se ende ka ndjenja për të. “Mua më qan zemra që të jem prapë mirë me ty”, u shpreh ajo, duke treguar hapur dilemat e saj për raportin që ata kanë pasur.

Nga ana tjetër, Gjesti i qëndroi mendimit të tij duke i sugjeruar që të mos ndjekë vetëm zemrën, por edhe arsyen. “Ndiq zemrën, ha edhe një herë sa krahu se nuk u ngope herën e parë”, ishte një nga frazat e tij që e tensionoi edhe më shumë situatën.


Kujtojmë që Egli dhe Gjesti kishin krijuar një lidhje të fortë brenda shtëpisë, por pas disa debatesh dhe ngarkesës emocionale, Egli vendosi të largohej nga BBVA 4.

Pas nëntë ditësh jashtë, ajo u rikthye në shtëpi, por marrëdhënia mes tyre u duk e përfunduar. Megjithatë, ky debat i fundit tregon se nga ana e Eglit ende ka ndjenja, edhe pse situata mes tyre mbetet e pasigurt.

Ky moment ka prekur edhe ndjekësit e spektaklit, të cilët në rrjetet sociale kanë ndarë mendime të ndryshme mbi raportin e tyre dhe mënyrën se si Gjesti po e trajton këtë situatë.

Rrjedha e lojës mbetet e hapur, ndërsa shikuesit presin të shohin nëse do të ketë një pajtim mes tyre apo një ndarje përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti dhe Egli Tako ‘martohen’ në Big Brother VIP - celebrohen nga Ledion Liço

Gjesti dhe Egli Tako ‘martohen’ në Big Brother VIP - celebrohen nga Ledion Liço

Magazina
Pak para dasmës, Gjesti bën shaka: Do grua, do rrish në shtëpi

Pak para dasmës, Gjesti bën shaka: Do grua, do rrish në shtëpi

Magazina
Dalja e Gerta Gixharit nga Big Brother, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët

Dalja e Gerta Gixharit nga Big Brother, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët

Magazina
Pas incidentit në BBVA, Zebërvoki reagon ashpër ndaj komenteve: Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të

Pas incidentit në BBVA, Zebërvoki reagon ashpër ndaj komenteve: Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të

Magazina
Remzie Osmani do të këndojë në 'dasmën' e Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP

Remzie Osmani do të këndojë në 'dasmën' e Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP

Magazina
Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit

Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit

Magazina
Kalo në kategori