LAJMI I FUNDIT:

Egjipti ndalon bartjen e mbulesës

Egjipti ndalon bartjen e mbulesës

Parlamenti i Egjiptit do të mbështesë projektligjin që ndalon gratë të bartin niqab, mbulesë kjo që shërben për mbulimin e fytyrës në vende publike dhe në institucionet shtetërore, shkruan e përditshmja angleze Independent.

Deputetët thonë se bartja e një mbulese të tillë nuk është në përputhje me porosinë islame, dhe se Kurani thotë se gratë duhet të vishen në mënyrë më modeste dhe të mbulojnë flokët e tyre, transmeton Telegrafi.


Bartja e niqabit tek femrat është diçka e zakonshme, në këtë vend me shumicë myslimane.

“Islami nuk kërkon bartjen e niqabit, për më tepër nuk ka origjinë islame. Kurani fton gratë për veshje modeste dhe mbulim të flokëve”, ka deklaruar Amna Noser, profesoreshë e të drejtës krahasuese në Universitetin Al-Azhar.

Bartja e niqabit që mbulon gjithë fytyrën është i përhapur në mesin e grave në vende të tillë siç është, Arabia Saudite, Jemeni, Katari, Kuvajti, Omani, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/