LAJMI I FUNDIT:

Efremov: Policia që dhjetë vjet nuk ka uniforma të reja

Efremov: Policia që dhjetë vjet nuk ka uniforma të reja

Kryetari i degës së sindikatave në kuadër të Sindikatës së Pavarur të Policisë, Martin Efremov, në konferencën e sotme për shtyp para Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton se MPB që dhjetë vjet nuk ka blerë uniforma për policinë dhe shfaqet dyshim se kjo bëhet me qëllim që të vjetrohen dhe shlyen uniformat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Disa herë Ministria ka dal me data konkrete për blerjen e uniformave të reja, por asnjë datë nuk është respektuar. Kërkojmë nga MPB menjëherë të blej uniforma të reja sepse verën e kaluam me një këmishë, por dimri është afër nuk e dimë se çarë do të bëjmë”, tha Efremov.


Ai gjithashtu u shpreh se me miratimin e 7 orëve punë për policinë shfaqet problem sepse me këtë vendim thyhet ligji për marrëdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive.

“Policia zyrtare janë të angazhuar në punë gati se çdo ditë, ndërsa jo rrallë edhe dy herë në ditë. E drejta për puhsim gjatë javës pothuajse tërësisht është shkurtuar, ndërsa jeta private është e pamundur. Është e pamundur është ajo pjesë e uniformës të pastrohet”.

Ai para mediave e nxori një kapelë të vjetër të policisë e cila, siç tha ai, tregon fytyrën e vërtetë të policisë, të venitur, të brishtë dhe e shëmtuar. /Telegrafi/