LAJMI I FUNDIT:

Efekti më i mirë për fotot, në bazë të shenjës së horoskopit!

Efekti më i mirë për fotot, në bazë të shenjës së horoskopit!

Të gjithëve iu ka ndodhur që të keni provuar çdo efekt të Instagramit përpara se të postoni një foto tuajën. Deri sa keni arritur tek filtri i fundit, me siguri e keni harruar se cili nga flitrat e mëparshëm ju ka pëlqyer dhe për këtë arsye keni filluar nga e para, duke humbur mjaftueshëm kohë.

Por, tashmë efektin më të mirë për fotot tuaja, mund ta gjeni direkt në bazë të shenjës së horoskopit që keni.


Dashi
Personat që janë shenja e Dashit, janë përgjithësisht impulsivë dhe kanë shumë kurajo. Kjo tregon që ata kanë tendencën t’i bëjnë gjërat me nxitim, prandaj efekti “XPro II” ju përshtatet më së miri.

Demi
Filtri më i përshtatshëm për këtë shenjë është “Valencia”, i cili ju bën të dukeni të mrekullueshëm. Ky filtër e bën lëkurën të duket më e freskët dhe me shkëlqim.

Binjakët
Binjakët janë gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja dhe persona shumë socialë. Komunikimi është pika e tyre e fortë dhe duke qënë se ngjyra e kaltër është një ngjyrë që simbolizon komunikimin, efekti i duhur për personat e kësaj shenje është “Nashville”.

Gaforrja
Nuk ka njerëz më besnikë dhe protektivë sesa njerëzit që i përkasin kësaj shenje. Duke qenë se këta persona janë gjithmonë në kërkim të sigurisë dhe komfortit, “Earlybird” iu përshtatet në çdo foto të tyren.

Luani
Personat e kësaj shenje njihen për zemërgjerësi, por gjithashtu edhe për faktin që duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Efekti “Lark” iu jep atyre ndiçimin dhe intensitetin e duhur të ngjyrave.

7721e063114cc2c2b0dfd975e0711336

Virgjëresha
Efekti “Inkwell” ka kontrastin më të lartë bardh e zi dhe përshtatet më së miri me këtë shenjë. Personat e kësaj shenje nuk shohin rrugë të ndërmjetme, prandaj një efekt bardh e zi është i duhuri për fotot e tyre.

Peshorja
Gjithmonë në kërkim të balancës dhe harmonisë në çdo fushë të jetës dhe gjithmonë të gatshëm të luftojnë për atë që ju përket. Personat e kësa shenje janë të parët që pranojnë të provojnë gjëra të reja dhe të parët që mundohen t’iu qetësojnë në situata të vështira. “Brennan” është efekti që nxjerr në pah këto cilësi të tyre dhe ngjyrat e tij tregojnë shpresë dhe dritë në fotot tuaja.

Akrepi
“Charmes” është efekti i duhur për ju, pasi ju jep mundësinë të mbani nën kontroll gjërat që nuk doni të zbuloni. Personat e kësaj shenje e kanë shumë të vështirë të tregojnë gjërat personale, prandaj një efekt me pak hije të zeza ju ofron atë ‘privatësinë’ që ju karakterizon.

Shigjetari
“Toaster” është efekti që do të tregojë shpirtin tuaj të lirë dhe shkëlqimin tuaj. Me ngjyra të ëmbla dhe të shndritshme, fotot tuaja do të duken gjithmonë bukur nëse përdorni këtë efekt.

Bricjapi
Personat e kësaj shenje janë persona që gjithmonë i venë qëllim vetes të arrijnë atë që duan dhe të realizojnë ëndrrat e tyre. Kontrasti i efektit “Moon” tregon se jeni edhe ëndërrimtarë por edhe persona me ambicie të mëdha.

Ujori
Nëse keni këtë shenjë, e dini shumë mirë që jo gjithmonë ndaloni tek efekti i parë që ju bën të dukeni bukur. Ju doni një efekt që nxjer në pah çdo detaj të fotos tuaj dhe “Brooklyn” është efekti që ju duhet.

Peshqit
Një shenjë me shpirt artistik dhe shumë imagjinatë si shenja e peshqve, kërkon një efekt që do e shndërrojë foton e tyre komplet. “Kelvin” është padyshim efekti i duhur për ju, edhe pse do t’iu bëjë paksa me nuanca portokalli. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori