LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri u kontaktua nga Qeveria për të marrë detyra në Dialog, pse nuk e emëroi Kurti?

Edita Tahiri u kontaktua nga Qeveria për të marrë detyra në Dialog, pse nuk e emëroi Kurti?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka deklaruar se është kontaktuar nga zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Tahiri ka thënë se për të marrë detyra në dialog ka kërkuar që të jetë kryenegociatore dhe zëvendëskryeministre.


Por, këto dy kërkesa të shtruara si kushte ndaj kryeministrit Albin Kurti, nuk u plotësuan.

“Më kanë kontaktuar dikush nga zyra e Bislimit… Bislimit i thashë nuk e jap autorësinë. Indirekt Kurti ma ka dërguar dikë. Për Kosovën jam çdo herë e gatshme. I thashë po, kryenegociatore, zëvendëskryeministre, nëse është i gatshëm për këto dyja e marr dialogun. Dialogu është punë e rëndë që e kam kaluar unë dhe të tjerët, prandaj oferta për mua nuk ka qenë një gëzim, ia dhashë kushtet nuk pati plotësim. Jam lidere historike, nuk marr detyra në dialog me qenë me armikun e mos të kem pushtet… Kjo është arsyeja”, tha ajo në RTVD.

Po ashtu, Tahiri ka treguar se Washingtoni kishte kërkuar ajo të ishte kryenegociatore.

Ish ambasadorit amerikan, Dell, në atë kohë, Tahiri ia kishte shpalosur tri vija të kuqe për të cilat nuk pranonte që të diskutohej në dialog me Serbinë.

“Ish-ambasadori amerikan Dell më ka thënë se Washingtoni po kërkon që ti të bëhesh kryenegociatore sepse ke përvojë dhe ne po kemi besim që përmes teje që qëllimet të arrihen. I thashë i kam tri vija të kuqe menjëherë… Vija e parë e kuqe është që ju të jeni në tavolinë, nuk i besoj BE-së, e dyta për minoritetin serb asgjë më shumë se çka ka dhënë Ahtisari dhe për statusin e Kosovës nuk flitet, pavarësia është mbyllur, këto kanë qenë tri vijat e kuqe”, shtoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori