LAJMI I FUNDIT:

Edita Doli: Milionerët nuk janë shikues të “Radar”

Edita Doli: Milionerët nuk janë shikues të “Radar”
Edita Doli (Foto: Instagram/editadoli)

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, moderatorja e njohur, Edita Doli ishte e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Edita njihet nga të gjithë për emisionin e saj “Radar” në RTV Dukagjini përmes të cilit janë organizuar shumë aksione për të ndihmuar personat në nevojë.


“Shumica e njerëzve që ndihmojnë janë ata që po t’iu ndodhte ndonjë rast i ngjashëm nuk kanë mundësi ta shërojnë familjarin e tyre. Ndihmojnë njërëzit që marrin pension, marrin social. Neve [rastet që paraqiten në “Radar”] nuk na ndihmon milioneri. Ne nuk jemi emision që na dëgjojnë ata që kanë G-Class, pasi nuk besoj se e kishin lënë pa ndihmuar. Unë i njoh ata që ndihmojnë”, deklaroi Doli, përcjell Telegrafi.

(Foto: Instagram)

Moderatorja tregon edhe një rast kur një person për të ndihmuar një rast kishte vendosur të shesë traktorin.

“Kur ka thirr e kam dëgjua që ishte mërzitur shumë për rastin. Më tha: E kam një traktor të vjetër. Aq kam mundësi. Po e shes traktorin dhe po i sjell të hollat si ndihmë”.

(Foto: Instagram)

Doli thotë se personin në fjalë e ka kërkuar disa herë në emision dhe dëshiron ta takojë, duke ruajtur anonimitetion e tij por sipas saj deri tani nuk ka mundur ta gjej./Telegrafi/