LAJMI I FUNDIT:

Edinson Cavani më afër kalimit te Atletico Madridi se sa te Interi

Edinson Cavani më afër kalimit te Atletico Madridi se sa te Interi

Edinson Cavani po e kërkon largimin nga Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi uruguaian do të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit, pasi ka refuzuar të rinovojë marrëveshjen me skuadrën franceze.

Atletico Madridi ishte afër transferimit të tij në afatin e janarit, mirëpo që lojtari në atë kohë kërkohej edhe nga Interi.

AS raporton se sulmuesit i pëlqen mënyra e lojës së si e kërkon Diego Simeone dhe mund të kalojë në Wanda Metropolitano.

Nerazzurët që cilësoheshin si favoritë në muajt e fundit për transferimin e tij, duket se tani kanë më pak gjasa që të realizojnë një marrëveshje me të.

Atletico mund të përfitojë nga dëshira e Cavanit që të luajë në La Liga, gjersa për 33-vjeçarin në garë është edhe Manchester United. /Telegrafi/