eksperti-banner

Për të përkujtuar 75-vjetorin e Porsche-s së parë të dorëzuar në Mbretërinë e Bashkuar, prodhuesi gjerman ndërtoi një edicion unik special të modelit ikonik 911.

Porsche 911 GT3 Earls Court 51 Edition i ri do të zbulohet publikisht më 20 deri më 21 qershor në pistën e madhe Silverstone.


Pista e famshme e garave do të presë një ngjarje të quajtur Icons of Porsche, Sunstede Silverstone Edition, ku GT3 i ri do të shfaqet së bashku me një 356 coupe të vitit 1951.

Kjo veturë u zhvillua nga Porsche Cars Great Britain me ndihmën e ekipit Porsche Exclusive Manufaktur në Stuttgart, Gjermani.

Do të ndërtohen vetëm 51 ekzemplarë, me një çmim prej 294,200 euro. /Telegrafi/