Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur me një surprizë të këndshme për banorët.

Edi, ka zgjedhur të nisë ditën me një kërcim sensual, të shoqëruar nga tingujt e njohur të Michael Jackson.


Banorët e tjerë, duke u zgjuar dhe duke e parë performancën e tij, nuk kanë mundur të mos vlerësojnë energjinë dhe ritmin e Edit, i cili është shfaqur plot energji dhe humor.

BBVK/Instagram

Me lëvizjet e tij, ai ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shokëve të shtëpisë, por edhe të kamerave, duke siguruar një moment të gjallë dhe argëtues.

Ky moment ka treguar edhe një herë se Edi nuk ngurron të marrë iniciativën për të sjellë humor dhe energji pozitive në shtëpinë e BBVK, duke i dhënë një start të veçantë dhe të paharrueshëm mëngjesit për të gjithë banorët. /Telegrafi/