Edi dhe Dolce nën përqafimin e njëri-tjetrit, po shfaqen gjithnjë e më të afërt në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 duket se po lind një tjetër raport i veçantë. Edi dhe Dolce, të cilët prej ditësh kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afrimitetin e tyre, mbrëmë u shfaqën sërish shumë pranë njëri-tjetrit.
Dyshja shijuan një moment të qetë e emocional gjatë performancës live të këngëtarit Kushtrim Kelani, i cili solli në shtëpi hitin e Sinan Vllasaliut “Plagët e Lirisë”.
Ndërsa kënga krijoi një atmosferë intime dhe nostalgjike, Dolce dukej më e relaksuar se kurrë në krahët e Edit.
- YouTube youtu.be
Të qeshurat e saj nuk ndaleshin, ndërsa Edi dukej se shijonte çdo sekondë të kësaj afërsie, duke i dhënë edhe më shumë shkas thashethemeve brenda dhe jashtë shtëpisë.
Banorët i kanë vënë re afrimet e tyre të shpeshta, por të dy duket se e shijojnë këtë raport pa shumë zhurmë – ndërsa publiku vazhdon të spekulojë nëse kemi të bëjmë me një miqësi të fortë apo diçka që mund të marrë tjetër drejtim me kalimin e ditëve.
Në çdo rast, Edi dhe Dolce janë kthyer në një nga dinamikat më të ndjekura të këtij sezoni. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be












































