LAJMI I FUNDIT:

Edhe zyrtarisht, Lulzim Haziri zgjedhet kandidati i pestë i Komisionit ad-hoc për media në Maqedoni

Edhe zyrtarisht, Lulzim Haziri zgjedhet kandidati i pestë i Komisionit ad-hoc për media në Maqedoni

Komisioni ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave gjatë fushatës parazgjedhore edhe zyrtarisht ka arritur pajtueshmëri për zgjedhjen e gazetarit Lulzim Haziri, si anëtarin e pestë të këtij komisioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sllagjana Dimishkova, anëtare e këtij komisioni, konfirmoi lajmin, duke iu falenderuar të gjithë të interesuarve që të jenë pjesë e këtij raportimi medial.


Gazetari Lulzim Haziri është anëtari i pestë i Komisionit ad-hoc për media në Maqedoni
Lexo po ashtu Gazetari Lulzim Haziri është anëtari i pestë i Komisionit ad-hoc për media në Maqedoni

Ajo shtoi se komisioni ka disa parime nga të cilat nuk do të heqin dorë, që parasegjithash janë: liria e shprehjes, liria e medias, asnjë cenzurim dhe respektim të të gjitha rregullave, njësoj për të gjithë./Telegrafi/