LAJMI I FUNDIT:

Edhe Uma Thurman ishte viktimë e abuzimit nga Harvey Weinstein

Edhe Uma Thurman ishte viktimë e abuzimit nga Harvey Weinstein
KARLOVY VARY, CZECH REPUBLIC - JUNE 30: Uma Thurman arrives at the opening ceremony of the 52st Karlovy Vary International Film Festival (KVIFF) on June 30, 2017 in Karlovy Vary, Czech Republic. (Photo by Ronny Hartmann/Getty Images)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Uma Thurman ka lënë të kuptohet se edhe ajo ka qenë viktimë e mogulit të filmit, Harvey Weinstein.

“Jam falënderuese që jam gjallë, për të gjithë ata që i dua dhe të gjithë ata që kanë guximin që t’u dalin në krah të tjerëve”.


“Kam thënë se kam qenë e hidhëruar kohët e fundit dhe kam disa arsye, ‘#metoo’ (edhe unë) në rast se nuk keni mundur ta vëreni nga dukja e fytyrës”, ka shkruar mes tjerash aktorja në Instagram.

Përmes hashtagut ‘edhe unë’, ajo ka treguar se ka qenë njëra prej viktimave seksuale të producentit të famshëm.

Në urimin e saj, Uma e ka përjashtuar Weinsteinin dhe bashkëpunëtorët e tij të komplotit duke shtuar: “Jam e lumtur që gjithçka po shkon ngadalë, sepse ti nuk e meriton plumbin”.

Krahas këtij përshkrimi e ka publikuar edhe një fotografi të personazhit Beatrix Kiddo nga filmi “Kill Bill: Volume 2” që e ka prodhuar Miramax, themelues të të cilit janë Harvey Weinstein dhe vëllai i tij, Bob Weinstein.

(Foto: Getty Images)

Kjo ka bërë që të spekulohet se Thurman është keqtrajtuar pikërisht gjatë kohës kur po xhirohej ai film.

Ndryshe, Weinstein është akuzuar për abuzim seksual të një numri të madh të femrave në Hollywood, duke nisur nga shqetësimi deri te përdhunimi.

Mblidhen provat materiale, Harvey Weinstein pritet të arrestohet
Lexo po ashtu Mblidhen provat materiale, Harvey Weinstein pritet të arrestohet

Hashtagun ‘edhe unë’ (#metoo) e përdorin femrat, të cilat kanë qenë viktimë e tij. 93 është numri i femrave që e kanë akuzuar deri më tani producentin hollivudian.

(Foto: Getty Images)

Gjatë karrierës, Thurman ka bashkëpunuar me Weinstein disa herë, edhe atë në filmat, si “Pulp Fiction” (1994), “A Month By The Lake” (1995), “Beautiful Girls” (1996) e “Vatel” (2000). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori