LAJMI I FUNDIT:

Edhe tri raste të dyshuara me coronavirus paraqiten në QKUK

Edhe tri raste të dyshuara me coronavirus paraqiten në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se në Klinikën Infektive sot janë paraqitur tre raste të dyshuara për coronavirus.

Sipas njoftimit për media personave të dyshuar që janë infektuar me coronavirus u janë marrë mostrat dhe janë dërguar  në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.


Klinika Infektive ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik pasi që janë vetëm raste të dyshuara.

Klinika Infektive me hapësirë të veçantë për trajtim e pacientëve me Coronavirus
Lexo po ashtu Klinika Infektive me hapësirë të veçantë për trajtim e pacientëve me Coronavirus

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.

Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori