LAJMI I FUNDIT:

Asnjë rast deri më tani me Coronavirus në Kosovë, Klinika Infektive me hapësirë të veçantë për trajtimin e pacientëve

Coronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish në pothuajse gjithë botën. Megjithëse deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus, Klinika Infektive në QKUK, ka marrë masat e nevojshme për t’u përballur me situatën.

Infektologu, Valbon Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se tashmë kanë krijuar një hapësirë të veçantë ku do të trajtohen personat, në rast se preken nga ky virus.

“Është e vërtetë se tashmë Coronavirusi është shpall emergjencë botërore nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shumë vende janë prekur nga ky virus duke përfshirë edhe vendet evropiane, edhe Kosova nuk mund të jetë e kursyer nga prekja eventuale e këtij virusi.  Klinika Infektive ka një traditë të gjatë në mjekimin dhe trajtimin e të sëmurëve në rrugët e frymëmarrjes edhe Coronavirus është një virus i cili po shkakton infeksione të rrugëve respiratore. Dhe masat e përgjithshme të cilat ndërmerren janë pak a shumë të ngjashme sikurse me viruset tjerë.  Ne si Klinikë Infektive kemi pasur disa raste të dyshimta dhe i kemi menaxhuar mjaft mirë dhe fatmirësisht ato tri raste të cilat janë testuar për këtë grip kanë dalë negativ, pra nuk kanë qenë të prekur nga Coronavirusi”, ka thënë Krasniqi.

Infektologu bëri të ditur se e kanë të gatshëm planin e gatishmërisë.

“Është caktuar reparti i ashtuquajtur i izolimit ku eventualisht këta pacientë do të trajtoheshin, pastaj janë siguruar pajisje mbrojtëse personale për personelin shëndetësorë të cilët do të punojnë me këta të sëmurë dhe po ashtu mjetet e tjera për pacientët duke përfshirë edhe terapinë aktuale që e kemi. Një gjë e mirë është që edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga ky muaj është pajisur edhe me testet e nevojshme, pra çdo pacient që vjen me simptomat e gripit dhe i dyshimtë për virus, testet mund të bëhen dhe të kemi rezultatet brenda ditës”, pohoi ai.

IKSHP: Në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, lani duart sa më shpesh!
Lexo po ashtu IKSHP: Në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, lani duart sa më shpesh!

Më tej, ai bëri të ditur se simptomat e Coronavirusit janë sikur të gjitha gripat tjera, duke prekur rrugët e frymëmarrjes.

“Simptomat sikur të gjitha gripat tjera i prekin kryesisht rrugët e frymëmarrjes dhe mund të fillojnë me temperaturë të lartë trupore, kollitje, teshtitje pastaj kollitja mund të jetë shumë e ashpër, disa ditë mund të ketë edhe simptoma tjera si dhimbje e nyjave, e të tjera por dominojnë simptomat e rrugëve të frymëmarrjes”, theksoi ai.

Infektologu tha se virusi përhapet përmes rrugëve ajrore.

“Njerëzit e sëmurë përmes kollitjes dhe teshtitjes e përhapin virusin. Ky përhapet përmes rrugëve ajrorë. Ju mund të keni virusin në trup dhe për dy javë të mos e dini që jeni i sëmurë”, ka thënë ai.

Gjatë intervistës, infektologu përmendi disa nga masat mbrojtëse për të parandaluar këtë virus.

“Masat mbrojtëse janë të përgjithshme dhe specifike. Të përgjithshme, njerëzit  duhet të shmangin kontaktin me personat që kanë simptomat e gripit, ose të evitojnë prekjen e hundës gojës me duar, të lajnë duart sa më shpeshtë. Të shmangin takimet me njerëz”, ka potencuar ai.

Në fund, Krasniqi bëri të ditur se në Klinikën Infektive janë 21 infektologë dhe kanë një staf me më pak së 100 infermiere. Gjithashtu, ai tha se në këtë Klinikë kanë 130 shtretër dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për të menaxhuar situatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori