LAJMI I FUNDIT:

Edhe Suedia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Edhe Suedia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Suedia të martën u bë vendi i radhës që ndërpret përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca ndërsa rregullatorët evropianë rishikojnë të dhënat e sigurisë pas raporteve të mpiksjeve të rrezikshme të gjakut te disa marrës të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithatë kompania dhe rregullatorët ndërkombëtarë vazhdojnë të thonë se vaksina është e sigurt, dhe shumë vende gjetkë në botë po ecin përpara me fushatat e tyre të vaksinimit.


Ndërkohë është bërë e ditur se Agjencia Evropiane e Barnave planifikon të takohet të enjten për të shqyrtuar gjetjet e ekspertëve mbi vaksinën dhe të vendosë nëse duhet ndërmarrë ndonjë veprim.

Agjencia deri më tani ka thënë se përfitimet e marrjes së vaksinës tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore.

Dhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha të martën se do të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca në pritje të rezultateve të takimit të EMA.

Ndryshe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ishin midis vendeve që pezulluan përdorimin e vaksinës të hënën.

“Vendimi është një masë paraprake”, ka thënë kryepedemiologu suedez, Anders Tegnell, në një deklaratë.

Gjithashtu të martën, qeveria gjermane tha se do të shtynte deri në takimin e EMA një samit virtual të guvernatorëve të shtetit të thirrur për të rishikuar përpjekjet e vaksinimit të vendit. Samiti ishte planifikuar për të mërkurën.

Vaksina e AstraZeneca është një nga tre të autorizuara për përdorim në kontinentin Evropian.

Por shqetësimi përshkallëzues në lidhje me vaksinat ka krijuar një tjetër pengesë për vaksinimin e Bashkimit Evropian, i cili është rrënuar nga mungesa dhe pengesa të tjera dhe po mbetet shumë larg nga Britania e Madhe dhe SHBA.

Gjithsesi, AstraZeneca tha se nuk ka prova se vaksina mbart një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut.

Ka pasur 37 raporte të mpiksjes së gjakut midis më shumë se 17 milion njerëzve që kanë marrë vaksinën në të gjithë BE dhe Britani, thotë kompania. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori