eksperti ad

Ka përfunduar pa gola 45 minutëshi i parë në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos dhe Citiznes kishin shanse të mira për gol, mirëpo asnjëra prej tyre nuk arritën t’i konkretizonin ato.


Rastin më të mirë në ndeshje e pati Gabriel Jesus në minutën e 21-të, mirëpo goditjen e tij e ndali Thibaut Courtois.

GettyImages 1208873711 Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Një shans të mirë e kishte edhe Karim Benzema (30’), por intervenimi ishte edhe më i mirë nga ana e Ederon Moares.

Në minutën e 33-të, Pep Guardiola u detyrua të bëjë zëvendësimin e parë, shkaku që Aymeric Laportë pësoi lëndim dhe në vend të tij u inkuadrua Fernandinho.

Nga ritmi i lojës në pjesën e parë, në 45 minutëshin e dytë me shumë gjasë do të ketë gola, por edhe intervenim nga ana e të dy trajnerëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app