LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse në rënie, numri i duhanpirësve në botë është 1.3 miliard

Edhe pse në rënie, numri i duhanpirësve në botë është 1.3 miliard

Numri i duhanpirësve ka qenë në rënie të vazhdueshme vitet e fundit, por përpjekjet për të kontrolluar përdorimin e duhanit duhet të vazhdojnë për shkak të aktivizmit të industrisë së duhanit, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në vitin 2020, 1.3 miliard njerëz në mbarë botën janë duhanpirës. Kjo është 20 milionë më pak se dy vjet më parë, sipas një raporti të ri global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


OBSH pret që rënia të vazhdojë deri në vitin 2025, kur 1.27 miliard njerëz, rreth 20 për qind e popullsisë së botës 15 vjeç e lart, do të pinë duhan. Në vitin 2000, kjo përqindje ishte ende pothuajse një e treta e popullsisë, transmeton Telegrafi.

Duke përshëndetur rënien, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se “ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe se industria e duhanit do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të mbrojtur fitimet e mëdha që bën duke shitur produktin e saj vdekjeprurës”.

Duhani vret më shumë se tetë milionë përdorues çdo vit dhe 1.2 milionë njerëz të tjerë vdesin shkaku i konsumimit të tymit (edhe pse nuk pinë duhan), sipas statistikave të OBSH-së. Numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pavarësisht konsumit në rënie “sepse duhani vret ngadalë”, paralajmëron raporti.

Megjithëse numri i vdekjeve është rritur, OBSH ka mirëpritur faktin që 60 vende janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e një reduktimi vullnetar prej 30 për qind të konsumit midis 2010 dhe 2025, pothuajse dy herë më shumë se dy vjet më parë.

“Ne po shohim përparim të rëndësishëm në shumë vende”, tha Ruediger Krech, kreu i departamentit të promovimit të shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke paralajmëruar se “ky sukses është i brishtë”.

Me vetëm 1,68 dollarë (1,50 euro) për frymë të investuara në masat mbështetëse për lënien e duhanit, 152 milionë konsumatorë mund ta lënë duhanin deri në vitin 2030, sipas një raporti të OBSH-së.

Ndryshe, theksojmë se shifrat nuk përfshijnë cigaret elektronike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori