Edhe pse larg Superligës, Peja e do Evropën

Sipas tij, derisa Ylli ka mundur të futet në Superligë nga Liga e Parë, pasi kishte para të mjaftueshme, edhe Pejës duhet t’i lejohet pjesëmarrja në Evropë, pasi ka kushte dhe mundësi.
“Ne do të fokusohemi totalisht të luajmë në Evropë, ky do të jetë qëllimi ynë kryesor. Duam të vazhdojmë të luajmë në Ligën Ballkanike. Superliga ishte e vetmja derë për të dalë në Evropë, se sa për ne, nuk do të merrnim pjesë kurrë në Superligë, pasi ajo s’ka më vlera”, deklaroi Gashi për “Zërin”.
“Pra, ne do ta shfrytëzojmë çfarëdo mënyrë, vetëm për të dalë në Evropë. Do të dëshironim të luanim në Evropë dhe të mbetemi gjithmonë në Ligën e Parë, edhe nëse bëhemi kampionë të saj”, vazhdoi Gashi.

Nga
Telegrafi
23/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































